Komisioni i Venecias diskuton sot për Gjykatën Kushtetuese, Meta: Kam respektuar gjithmonë Kushtetutën, shpresoj që të ruajë integritetin e saj

Premte, 19 June 2020 13:24

Teksa Komisioni i Venecias është mbledhur sot në një seancë, ku do të diskutohet dhe opinioni pëtr GJykatën Kushtetuese, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta.

Ai tha se nuk ka pritur asnjëherë veridiktet nga Venecia për veprimet e tij si president, pasi sipas tij ai është bazuat gjithmonë tek Kushtetuta. Mes të tjerash ai theksoi se shpreson që Komisioni i Venecias të ruajë integritetin e saj.

“Asnjëherë s’kam pritur verdiktin e Venecias për aktet që kam kryer si presidenti i Republikës, pasi kam respektuar kushtetutën e Shqipërisë. Ajo është bërë sipas vet rekomandimeve të Venecias. Nuk pres që të dëgjojë konkluzionet e Venecias. Kam qenë i ndërgjegjshëm për këtë. Shpresoj që Venecia të ruaj integritetin e saj.”, tha ai.

Modifikuar më Premte, 19 June 2020 13:35