Basha-Kim, takim kokë më kokë te Rezidenca Amerikane

Premte, 19 June 2020 18:02

 

Kryetari i PD, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Takimi, i cili ka nisur pak minuta më parë, po zhvillohet në rezidencës e ambasadores në Rrugën e Elbasanit.

Ende nuk ka asnjë njoftim nga selia blu apo ambasada amerikane lidhur me temat që po diskutohen.
Edhe pse më 5 qershor palët arritën një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ende nuk ka një përcaktim të saktë të saj të përkthyer në amendamente ligjore, pasi KQZ vijon të jetë problemi që mban peng këtë reformë.

PS dhe PD nuk po bien dakord për mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve, edhe pse në takimin e fundit u dukur sikur palët ishim më optimiste për arritjen e një konsensusi mes tyre.

Yuri Kim së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe atë britanik Duncan Norman u investuan personalisht që të arrihej kjo marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës.

Lulzim Basha iu drejtua ambasadores Yuri Kim një ditë pasi kryeministri Rama tha në Kuvend se opozita duhet të ndalojë kërcënimet, sulmet dhe shantazhet ndaj PS, pasi marrëveshja është në fije të perit larg grisjes së saj. /A.R, Syri.net

Modifikuar më Premte, 19 June 2020 19:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Politikë

KQZ i heq Alfred Belerit mandatin e kryebashkiakut të Himarës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) njoftoi të premten se ia ka hequr Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, pasi Gjykata e Apelit e mbajti në...

"Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin"/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

Politikë

"Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin"/ Nis protesta para Bashkisë së Tiranës

  Nis protesta para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të bashkisë, Erion Veliaj.  "Hajduti Veliaj të marrë ndëshkimin", është kjo thirrja e protestuesve para bashkisë.  Ata shprehen të vendosur...

Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Politikë

Arrestimi i Beqajt, SPAK lëshon 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. SPAK ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 prej tyre ‘arrest me burg’ dhe 2 ‘arrest shtëpie’. Po ashtu...