Katër ‘goditje’ ndërkombëtare kundër Ramës brenda një dite

Premte, 19 June 2020 21:50

Historia politike nuk njeh një rast të tillë që një kryeministër të marrë kaq shumë goditje ndërkombëtare brenda pak orësh.

E megjithatë, brenda 24 orëve të fundit, kryeministri Edi Rama mori katër ‘shuplaka’ të rënda, që tregojnë se pushteti i tij është drejt fundit.

 
 

Së pari, Parlamenti Europian miratoi amendamentin e grupit të Partive Popullore Europiane, që thekson 15 kushtet që duhet të përmbushë Shqipëria përpara se të ulet në tryezën e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri. Kjo do të thotë se nuk ka nisje negociatash pa u përmbushur kushtet. Kryeministri reagoi si zakonisht, duke gënjyer se nuk kushte dhe se amendamenti nuk kishte konsensus, edhe pse ai u miratua dhe është unik në llojin e tij, kur dihet se vazhdimisht PE ka bërë thirrje për nisje negociatash pa kushte me Shqipërinë.

 
 
 

Së dyti, të premten u sqarua se pas projektit për ndarjen e Kosovës nuk qëndron Shtëpia e Bardhë, por ish-këshilltari i Sigurisë, John Bolton. Të gjithë e kujtojnë se si Edi Rama u krenua në Kuvend se priste të bënte një telefonatë me Bolton, të cilën e shiti si një arritje personale politike. Ai tha se telefonata shkoi shumë mirë, kurse homologu kosovar i asaj kohe, Ramush Haradinaj pati një telefonatë të tensionuar me Bolton. Mediat e huaja dhe kosovare e kanë akuzuar Ramën se ka përkrahur idenë e ndarjes së Kosovës. Sot petët e lakrorit u hapën.

 
 

Së treti, Komisioni i Venecias vulosi rrëzimin e Paketës Antishpifje të Edi Ramës, duke thënë se ajo nuk është gati për zbatim. “Ligji vuan nga paqartësitë dhe rrezikon të shtypë në mënyrë të ngurtë diskutimin e lirë dhe shprehjen politike përmes internetit në Shqipëri” - vlerësoi Komisioni i Venecias. Sa për informacion, kjo nismë e Ramës alarmoi Europën dhe SHBA.

Së katërti, sërish Komisioni i Venecias i dha një goditje Ramës në përplasjen me kreun e shtetit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i ka dhënë të drejtë Kreut të Shtetit në interpretimet e tij, të cilat në të kundërt u konsideruan nga socialistët si një shkelje e Kushtetutës. Ekspertët e Venecias kanë hedhur poshtë qartazi propozimin e shumicës për të shmangur me ligj betimin e anëtarit të Gjykatës vetëm para presidentit, në rast se ky i fundit refuzon ta bëjë këtë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...