Votimi final i Parlamentit Europian për 15 kushtet ndaj Shqipërisë arrin në 532 vota pro, 70 kundër dhe 63 abstenime. Votim shkatërrues për Ramën

Saturday, 20 June 2020 09:02

 

Parlamenti Europian shpalli mbrëmë vonë rezultatet e votimeve në tërësi për vendinet e tij, ku bën pjesë dhe rezoluta “Ballkani Perëndimor“. Një pjesë e saj lodhet drejtpërsëdrejti me Shqipërinë, ku theksohet se Qeveria Rama duhet të përmbushë 15 kushtet e Bashkimit Europian para konferencës ndërqeveritare dhe para fillimit të negociatave.

Rezoluta mori edhe më shumë vota, sesa kur u miratua në parim. Nga 388 vota, rezoluta kaloi me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime.

Shumica prej 76% tregon një konsensus të gjerë në Parlamentin Europian për zgjerimin në Ballkan, por edhe për kushtet që duhet të përmbushë qeveria Rama përpara konferencës së parë mdërqeveritare për nisjen e bisedimeve.

Kryeministri Rama dje mohoi sërish se Shqipëria ka 15 kushte për të përmbushur për nisjen e negociatave, por amendamenti i miratuar është i qartë.

 

Ai thotë “Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare". Kushtet u vendosën nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës dhe Spanjës në mars të këtij viti.

Kushtet janë si më poshtë:

Plani me 15 pika i Integrimit:

1- Miratimi i reformës zgjedhore

2- Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese

3- Funksionimi i Gjykatës së Lartë

4- Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK

5- Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar

6- Ulje e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Italinë, Irlandën. Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndërinstitutcional të Veprimit për parandalimin e azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengenit

7- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias

8- Vazhdimi i Reformës në Drejtësi

9- Prova të vazhdueshme - Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.

10- Progres në reformën e administratës publike.

11- Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive dhe administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt.

12- Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

13- Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM.

14- Miratimi i Ligjit (të amenduar) të Censusit

15- Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave

Modifikuar më Saturday, 20 June 2020 09:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...