Çfarë bisedoi Rama me 'kundërshtarin e pavarësisë së Kosovës'

Saturday, 20 June 2020 11:53

 

Gazeta serbe, Kurir, ishte ndër të parat që i dha ngjyrim largimit të John Bolton nga posti i Këshilltarit për Sigurinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Largohet kundërshtari i pavarësisë së Kosovës,” shkruante gazeta në ballinë.

Largimi i Bolton ishte përfolur prej kohësh, por u bë i ditur shtatorin e shkuar nga presidenti Donald Trump. Duket se mes tyre kanë ekzistuar tensione të forta, që reflektohen edhe tek mënyra se si e interpretojnë largimin.

“Nuk isha dakord fuqishëm me shumë prej rekomandimeve të tij,” thotë Trump. A përfshihet këtu edhe çështja e Kosovës? Nuk mund të thuhet me saktësi, por fakt është se Bolton ishte investuar fuqishëm për ndarjen e Kosovës. Madje ai pati një telefonatë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e Kosovës, të cilën kryeministri shqiptar e shiti publikisht si mbështetje politike. Kurse Bolton pati një telefonatë të acaruar me kryeministrin kosovar të asaj kohe, Ramush Haradinaj, i cili doli kundër ndarjes së Kosovës.

Historia e tezës për ndarjen e Kosovës, e mbështetur nga Bolton, duket e errët.

Para disa muajsh, gazetarja austriake Adelheid Woelfl shkruante se “kryestrategu i fushatës zgjedhore të Donald Trump, Corey Lewandowski, është lobisti që po bën fushatë për ndarjen e Kosovës. Në adresën e Lewandowski-t në Uashington është regjistruar firma Twin Rocks Global, që ka një kontratë me partinë serbo-nacionaliste, SNSD, që ka synuar ndarjen dhe me këtë rast shkatërrimin e Bosnje-Hercegovinës”.

“Ideja me sa duket ka lindur gjatë një takimi të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe Vuçiçit në tetor të vitit 2016. Por projekti është ndjekur prej kohësh nga pala serbe. Bëhet fjalë për bashkimin e zonave me shumicë serbe ne veri të Kosovës me Serbinë, për të legjitimuar një pjesë të idesë së vjetër të Serbisë së Madhe,” theksonte ajo.

Largimi i Bolton vjen pasi Bashkimi Europian u investua fuqishëm kundër idesë për ndarjen e Kosovës, duke mbajtur edhe një samit për këtë çështje. Gjermania u printe këtyre përpjekjeve për të ndalur tezën e rrezikshme, që do kishte efekt domino në rajon.

Para disa kohësh, tre deputetët e tre krahëve më të rëndësishëm politikë në Gjermani, Peter Beyer, Josip Juratovic dhe Manuel Sarrazin publikuan një letër në gazetën e njohur konservatore, Frankfurter Allgemeiner.

“Një këmbim territoresh etnik do të ishte një lojë me rrezik të lartë, që do krijonte shumë probleme të reja dhe do të rrezikonte paqen në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Përsëri, shumë njerëz mund të bëhen viktima të politikës nacionaliste. Edhe këshilltari amerikan i sigurisë, John Bolton, i cili e ka bërë idenë të shijshme për presidentin e tij dhe e ka promovuar masivisht, tani duhet të zhgënjehet,” shkruanin ata.

A solli kjo situatë edhe një ftohje të Ramës me Berlinin? Në fakt në atë kohë, Rama vizitoi Gjermaninë dhe Deutsche Welle e theksonte se nuk do kishte asnjë takim zyrtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...