Citizen Truth/Kokëfortësia e Edi Ramës po i largon shqiptarët nga Bashkimi Evropian

Saturday, 20 June 2020 15:09

Nga Dr. Francesca Norton
Media amerikane – Citizen Truth

Ditët në vazhdim janë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Komisioni Evropian do të propozojë kornizën e negociatave të BE brenda qershorit 2020. Shqipëria duhet të bindë të gjitha vendet anëtare të BE-së për përparimin e prekshëm në 15 kushtet e përcaktuara nga Këshilli në 25 Mars 2020, përndryshe, nëse nuk do ta bëjë këtë, sipas metodologjisë së re i gjithë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE mund të pezullohet, që do të thotë ëndrra evropiane e popullit shqiptar do të marrë fund

Dhe shanset për një vendim pozitiv nuk duken aspak të mira për Shqipërinë. Si arriti situata deri këtu, që një vend i cili pak vite më parë ishte shumë përpara Malit të Zi dhe Serbisë në procesin e integrimit, me vetëm 5 kushte, përfundoi me 15 kushte të vështira duke rrezikuar përgjithmonë mundësinë për t'u anëtarësuar në BE?

Arsyeja është qeveria e korruptuar, bulliste dhe diktatoriale e Edi Ramës. Kur Rama dhe Partia Socialiste erdhën në pushtet, hapja e negociatave për Shqipërinë dukej se ishte pranë arritjes, por gjërat morën një kthesë të shëmtuar. Rama kishte agjendën e tij: të bënte Shqipërinë një strehë për kultivimin e marijuanës dhe kontrabandës së drogës; të kapte të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të vendit; të uzurpojë gjyqësorin; të kontrollojë median; të forconte oligarkët pranë tij; dhe të trazonte rajonin Ballkanik me planet e tij të errëta.

Si rezultat i agjendës së Ramës, Shqipëria u bë e njohur në mbarë botën si Kolumbia e Evropës; i vetmi vend në kontinentin ku një parti kontrollon 100 përqind të qeverisë qendrore dhe lokale; përfshirë të gjitha këshillat bashkiakë; ku Parlamenti nuk ka që nga shkurti 2019 kuorumin e plotë kushtetues të 140 deputetëve, por vetëm 122; ku Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk kanë funksionuar për gati tre vjet; një vend që renditet në raportet ndërkombëtare si më i korruptuari në botë, duke shërbyer si parajsë për pastrimin e parave; ku qeveria dhe mafia janë një në administrimin, organizimin dhe përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve; ku demokracia shkatërrohet dita-ditës nga një qeverisje e keqe dhe nga ligje të nxjerra në kundërshtim me Kushtetutën, duke i shërbyer Kryeministrit dhe lolove të tij.

A mundet një vend në një gjendje të tillë të anëtarësohet në BE? Apo thënë më mirë, a mundet një vend me një qeveri dhe udhëheqje të tillë të hyjë në BE?

15 kushtet e vendosura nga BE për Shqipërinë janë përqendruar në luftimin e korrupsionit, reformën zgjedhore dhe zbatimin e saj, funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, fillimin e procedimeve ndaj të akuzuarve për blerje të votave, dhe sqarim mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, zgjedhjet më antidemokratike të mbajtura ndonjëherë në historinë e vendit.

Këto 15 kushte janë shumë të vështira. Ato janë një tregues i qartë i dështimit dhe qeverisjes së keqe të qeverisë Rama. Ato duhet të kishin vëmendjen maksimale nga mazhoranca në pushtet dhe duhet të kishin bashkuar të gjithë aktorët politikë. Por Kryeministri Rama duket më i vendosur në përpjekjet e tij për të fituar më shumë pushtet dhe për të kapur Gjykatën Kushtetuese, për t'i shërbyer oligarkëve të tij, sesa integrimit në BE për vendin e tij.

Në vend që të analizonte secilën prej kushteve dhe të punonte për plotësimin e tyre, Rama tronditi botën me urdhrin e tij për prishjen, që në orët e para të mëngjesit, të Teatrit Kombëtar, teksa artistë dhe aktivistë ishin akoma brenda ndërtesës, megjithë thirrjet nga Europa Nostra dhe institucione të tjera ndërkombëtare që të mos ndërmerrej një veprim i tillë. Rama shpresonte të fitonte kohë dhe të krijonte diversion në opinionin publik edhe duke njoftuar publikisht për një plan për legalizimin e kultivimit të kanabisit, ose duke iu drejtuar Komisionit të Venecias për disa çështje, siç janë shkarkimi i Presidentit, emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe një paketë ligjesh për anti-shpifje të mediave.

Të gjitha këto iu kthyen në shuplaka, sepse Komisioni i Venecias për të gjitha këto çështje theksoi se veprimet e qeverisë ishin antikushtetuese. Opinionet e Komisionit të Venecias ishin një goditje e fortë në fytyrë për qeverinë Rama, dhe ndër të tjera, siç vuri në dukje analisti Andi Bushati, ato shërbyen si pasqyrë për regjimin diktatorial që është i instaluar në Shqipëri.

Teksa afrohej afati i qershorit, më 10 qershor Rama deklaroi publikisht se 15 kushtet nuk ekzistojnë, megjithatë, nën një presion të jashtëzakonshëm nga disa aktorë ndërkombëtarë, veçanërisht Bundestagu gjerman, të cilët vërtet duan ta shohin Shqipërinë të ecë në rrugën e duhur të sundimit të ligjit, demokracisë dhe integrimit në BE, Rama pranoi të bashkëpunojë me opozitën joparlamentare për të punuar në njërën prej kushteve, reformën zgjedhore, përmes një Këshilli Politik, në të cilin, për ironi, Rama dërgoi si një të dërguar të partisë së tij Damian Gjiknurin, njeriu i ekspozuar në vitin 2019 nga revista gjermane BILD duke bashkëpunuar me mafian në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve.

Në fakt, Zëri i Amerikës, BIRN dhe BILD kanë zbuluar përgjime të prokurorisë shqiptare që tregojnë partinë Socialiste dhe zyrtarët e qeverisë Rama, përfshirë Kryeministrin, Damian Gjiknurin dhe kryebashkiakun Vangjush Dako, të angazhuar në biseda telefonike për blerjen e votave në përgjithësi dhe zgjedhjet lokale në Shqipëri në vitet 2016 dhe 2017.

Këshilli Politik duket se ka arritur një marrëveshje për një kod të ri zgjedhor, por Rama, nga frika e një humbjeje në zgjedhjet e ardhshme, për shkak të një humbjeje të madhe të popullaritetit dhe pa mbështetjen e mafias së tij dhe oligarkëve të biznesit, po përdor të gjitha truket e tij të sabotojë reformën zgjedhore duke i shtyrë deputetët e opozitës parlamentare nën kontrollin e tij që të votojnë kundër një reforme të tillë dhe të bllokojnë praktikën e koalicioneve midis partive opozitare për zgjedhjet e ardhshme. Këto përpjekje e kanë zbuluar Ramën si pengesën e vetme të reformës zgjedhore dhe si Kryeministrin që me kokëfortësinë e tij po i largon shqiptarët nga Bashkimi Evropian.

Aktualisht Shqipëria ka një Parlament antikushtetues me 122 nga 140 deputetë, një parti e vetme kontrollon të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiakë; Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese nuk janë funksionale. Me pak fjalë, partia në pushtet dhe qeveria nuk kanë asnjë legjitimitet, përkundrazi, ata po drejtojnë vendin në mënyrë të paligjshme dhe antidemokratike.

Për këtë arsye, ndërsa afrohet afati, së fundmi, Partia Popullore Evropiane, partia më e madhe në Parlamentin Evropian, paraqiti një ndryshim në resolute dhe u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të fillojnë procedurat penale ndaj zyrtarëve të përfshirë në blerjen e votave, duke shtuar se fakti që qeveritë lokale në Shqipëri drejtohen nga një parti e vetme e vendos atë në kundërshtim me nocionin themelor të një demokracie pluraliste, duke rekomanduar që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbahen njëkohësisht në mënyrë që ta cojnë Shqipërinë një hap më tej në rrugën evropiane .

Rezoluta e PPE u pranua në 18 qershor, dhe për herë të parë në historinë e saj, Parlamenti Evropian tani ka caktuar zyrtarisht 15 kushte për Shqipërinë, të cilat duhet të përmbushen para se të mund të thirren për një konferencë të përbashkët. Zgjedhjet janë një pjesë e rëndësishme e këtyre kushteve.

Në të vërtetë, të gjithë aktorët vendas dhe shumë ndërkombëtarë i kanë bërë thirrje Ramës që të kthejë vendin në rrugën e demokracisë duke i lejuar shqiptarët të shprehin zërin dhe vullnetin e tyre duke zgjedhur një qeveri të ligjshme qendrore dhe vendore me votim të lirë, të drejtë dhe demokratik.

Shqiptarët dhe aleatët e tyre perëndimorë duan një Shqipëri demokratike, një parlament legjitim, një qeveri qendrore dhe vendore të zgjedhur me zgjedhje të lira dhe të ndershme, por Rama, i cili e ka mbajtur vendin peng për një kohë kaq të gjatë dhe tani po rrezikon kthimin në pikën zero të procesit të integrimit në BE për popullin e tij që i cili e meriton Evropën dhe që e ka dëshiruar atë për një kohë kaq të gjatë.

Zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale duhet të mbahen njëkohësisht në Shqipëri për të shpëtuar procesin e integrimit në BE! Rama e di se ky veprim është çelësi për të shpëtuar integritetin dhe të ardhmen e vendit të tij, dhe ai duhet të vendosë shumë shpejt që të lerë mënjanë etjen e tij personale për pushtet dhe t'i bindet vullnetit të popullit dhe të lejojë që Shqipëria të ecë përpara në procesin e integrimit.

Pas pak ditësh Gjermania do të marrë Presidencën e BE për gjysmën e dytë të vitit 2020, një vend që pret përparim të vërtetë dhe jo propagandën e zakonshme nga qeveria Rama. Një vend që tashmë njeh aq shumë për aferat e shkuara dhe të tashme të Ramës.

Kokëfortësia e Ramës duhet të marrë fund, përndryshe e ardhmja e vendit është në rrezik dhe pasojat politike për Ramën nuk do të jenë aspak optimiste.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...