Paralajmërimi i Metës një vit më parë për Kim Filbin dhe idenë e ndarjes së Kosovës

Saturday, 20 June 2020 19:22

 

Nga Mili Xhani –

Në SHBA këto ditë ka një përplasje të fortë mes Presidentit Donald Trump dhe ish-Këshilltarit të tij për Sigurinë diplomatit John Bolton. Nga replikat mes njerëzve kryesorë të Shtëpisë së Bardhe dhe ish-këshilltarit ka dalë në pah një detaj i rëndësishëm për Kosovën dhe interesat e shqiptarëve në Ballkan.

Richard Grenell, i Dërguari i Posaçëm i Donald Trump për Kosovën, tha disa ditë më parë në një intervistë për rrjetin “Fox News” se pas idesë për ndarjen e Kosovës (shkëmbimit të territoreve) nuk ka qenë asnjëherë Presidenti Trump, por se sipas tij kjo ka qenë një nismë ish-këshilltarit John Bolton.

Grenell shkoi edhe më tej në shpjegimin e tij duke deklaruar se për projektin e ndarjes së Kosovës janë paguar para, duke nënkuptuar se Këshilltari i Sigurisë ka qenë pjesë e përfitimeve financiare nga ky skenar.

Deklarata e Richard Grenell është një dëshmi e pakundërshtueshme për të kuptuar atë që ka ndodhur me projektin e ndarjes së Kosovës gjatë dy viteve të fundit. Kur nisi debati për shkëmbimin e territoreve, në Prishtinë dhe në Tiranë u servir nga një pjesë e mediave dhe e politikës si një “projekt amerikan”. Presidenti Hashim Thaçi, këshilltarët e tij, si dhe mbështetësit kësaj teze në Tiranë, pikën më të fortë të këtij projekti anti-kombëtar kishin atë që e quanin “mbështetje amerikane”.

Mbi bazën e kësaj “mbështetje” të supozuar ka nisur dhe lobimi në Ballkan dhe në BE. Dokumentet e publikuara nga BIRN në Kosovë dëshmojnë se për idenë e shkëmbimit të territoreve janë paguar para në Francë dhe janë vënë në lëvizje kompani lobimi ndërkombëtare me lidhje të forta në Beograd.

Grenell thotë se nuk ka pasur asnjë projekt të tillë amerikan, por një axhendë personale të John Bolton dhe kjo deklaratë hap një lojë tjetër që nuk ka lidhje me qëndrimin e SHBA, por me lobet serbe dhe anti-shqiptare.

Kjo skemë që sot ka dalë në dritë si pasojë e përplasjeve mes John Bolton dhe administratës së Donald Trump është paralajmëruar një vit më parë nga Presidenti Ilir Meta.

Në një intervistë të dhënë në korrik të vitit 2019, Presidenti Meta duke folur për situatën kaotike në Shqipëri dhe zhvillimet në Kosovë për shkëmbimin e territoreve ka përmendur si model emrin e agjentit Kim Philby.

Gjithashtu, Presidenti ka folur dhe për një lob pro serb që kishte ndikim në disa qarqe në Uashington.

Kim Filbi ishte zyrtari i lartë i shërbimeve sekrete britanike gjatë Luftës së Ftohtë që shiste informacionet e SHBA dhe aleatëve te Bashkimi Sovjetik.

Projekti i Bolton, në mënyrë të qartë favorizon tezat serbe dhe lobimi që ai ka bërë në Shtëpinë e Bardhë, në emër të SHBA në një lojë perfekte agjenturore.

Ky lobim kundër Prishtinës nuk dëmtoi vetëm Kosovë, por edhe Shqipërinë.

Në kuadër të këtij projekti u sajuan përplasjet në Shqipëri dhe u dobësua roli i Tiranës në ndikimin që mund të ketë për dialogun Kosovë-Serbi.

John Bolton është diplomati i vetëm i lartë i SHBA, i cili kundërshtonte shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Deklaratat e tij si ambasador i SHBA në OKB janë të njohura si qëndrime anti-shqiptare dhe mbështetje e hapur e tezave serbe dhe ruse. Si ambasador në ato vite nuk kishte mundësi të ndikonte në vendimet e Shtëpisë së Bardhë, por si Këshilltar për Sigurinë i Donald Tump ai ka tentuar të vërë në zbatim një plan që copëtonte territorin e Kosovës dhe dëmton interesat shqiptare në Ballkan.

Kërkesat e tij për të zgjidhur mosmarrëveshjet Serbi-Kosovë janë fiks ato që ka kërkuar në forma të ndryshme Beogradi.

Loja që është bërë me idenë e shkëmbimit të territoreve, i ngjan një skeme spiunazhi dhe diversioni, ku projekti i dëmshëm për shqiptarët dhe vet SHBA është prezantuar si “qëndrim amerikan”.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë po e denoncon skemën që ka përdorur John Bolton kundër Kosovës, në Tiranë dhe në Prishtinë duhet të hapet jo vetëm debati, por edhe hetim për ata që mbështetën këtë tezë. Sepse nuk ka qenë ide amerikane. Nuk ka qenë as ide e Presidentit Donald Trump, por projekt i sponsorizuar nga Serbia me anë të John Bolton dhe direkt apo indirekt politikanë të caktuar në Prishtinë dhe në Tiranë janë vënë në shërbim të kësaj teze.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...