'Njeriu hije' i inceneratorëve shpallet në kërkim në Zimbabve

Saturday, 20 June 2020 20:29

 

Biznesmeni i inceneratorëve Klodian Mërtiri, i njohur gjithashtu edhe si Mirel Mërtiri u shpall në kërkim në Zimbabve për korrupsion me një tender të mjeteve mjekësore për Covid-19, me vlerë 60 milionë dollarë. Për këtë skandal u arrestua më 19 qershor Ministri i Shëndetësisë i Zimbabve.
Mërtiri i paraqitur në Zimbabve me emrin fallso Ilir Dedja, përmes një kompanie Drax International, të regjistruar në Zvicër para dy muajsh, dhe me përfaqësues biznesmenin afrikan Delish Nguwaya, i ka shitur qeverisë mjete mjekësore, maska dhe veshje 10 herë më shtrenjtë se tregu.

Në mars, autoritet në Hungari, ku është regjistruar një degë e Drax International, lajmëroi qeverinë e Zimbabueve pas një pagese prej 2 milionë dollarë në llogarinë e kompanisë. Gjithashtu edhe interpoli nisi hetimet mbi këtë kompani. Pas këtij skandali kompania hapi një degë në Dubai ku kaloi rreth 1 milionë dollarë

Një nga djemtë e Presidentit Emmerson Mnangagwa u detyrua të nënshkruante një deklaratë ku mohoi lidhjet me kompaninë, pas daljes në publik të fotografive të përfaqësuesve të kompanisë në shoqërinë e presidentit, dhe familjes së tij, në disa evente.
Ministri i Shëndetësisë, një ish administrator spitali, mund të dënohet me 15 vjet burg, nëse del fajtor nga Gjykata. Ai u lirua me kusht dhe do të dalë përpara gjykatës më 31 korrik.

Sipas dokumentave, ministri i shëndetësisë ushtroi presion mbi punonjësit e tij për dhënien e kontratës prej 60 milionë euro kompanisë së dyshimtë.

Shumica socialiste amendon ligjin e prokurorëve për t'i dhënë më shumë kompetenca Arta Markut

Skandali u zbulua pasi punonjësë të shëndetësisë përfshirë, infermierë dhe doktorë në Zimbabve nisën grevën duke kërkuar që të paguheshin në dollarë, sepse inflacioni është mbi 750 për qind dhe monedha vendase e ka humbur vlerën.

Ato gjithashtu, pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19, u ankuan edhe për mungesën e mjeteve mbrojtëse të përshtatshme. /Exit.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...