“Le të ngordhin atje, të varrosen atje brenda”- Edmond Budina tregon prapaskenat: Si këmbëngulën drejtuesit e ISHP të na bënin testin e COVID.

Tuesday, 23 June 2020 15:57

 

Edmond dhe Robert Budina1Regjisori i njohur, Edmond Budina ka folur për herë të parë për mënyrën se si mund të jetë infektuar nga koronavirusi.

I ftuar në emisionin 360gradë të gazetarit, Artur Zheji, Edmond Budina ka deklaruar se infektimi mund të ketë ardhur nga halla e shtruar në Spital.
Budina ka treguar prapaskenat se sa është insistuar nga ana e ISHP-së për t’u bërë tamponin dy vëllezërve, të cilët kanë qenë ndër drejtuesit më aktiv të kauzës së mbrojtjes së Teatrit.

“Halla jonë, gruaja e Sulejman Pitarëks, ishte në spital, doli nga spitali dhe ishte në koma dhe ne ju gjendëm pranë, e po ashtu dhe komshinjtë.

Ajo ndërroi jetë për fat të keq. Vajza e Gjon Karmës, Xhovana, kishte 6 ditë që ishte me temperaturë sepse njëra prej grave që i shërbente hallës sonë u shtrua në Spitalin Infektiv me koronavirus dhe ajo e trembur kërkoi me insistim për 6 ditë t’i bënin tamponin.

Asnjeri njeri nuk ja vari. Edhe vëllai im i dytë, Gjergji, ishte me temperaturë po askush nuk ja vari, edhe pse ai ishte me diabet, po ashtu edhe tre gratë e tjera ishin me temperaturë dhe mezi ja kanë bërë tamponin. Të gjithë këta njerëz që kishin shenja të koronavirusit, dolën negativë, kur ata morën vesh që unë edhe Berti ishim vëllezërit e Gjergjit… Instituti i Shëndetit Publik, insistuam me çdo kusht që ne të bënim tamponin” tha ai

Regjisori theksoi më tej se i kishte kërkuar shefes së Epidemiologjisë se përgjigja e analizave duhet të mbetej sekrete, por ai tha se vetëm një orë pasi u mor ves që ishte i prekur nga COVID, lajmi u qarkulloi në të gjitha mediat.

“Unë ja kam thënë drejtoreshës së Tiranës, përse duhet të ma bëni mua që nuk kam asnjë shenjë, kur mund t’ja bëni dikujt që ka më shumë nevojë. Ajo insistoi me çdo kusht që unë ta bëja tamponin.

Tamponin e kam bërë në orën 18:40 të enjten dhe të premten në orën 08:51 minuta më është dhënë rezultati që jam pozitiv. Ndërkohë që para se të dilte tamponi i kam kërkuar Shefes së Epidemiologjisë që do të lutesha, sido që të jetë rezultati, të mos bëhet publik.

Me të marrë këtë përgjigje, nuk kaloi as edhe një orë dhe të gjitha mediat e kishin shpërndarë lajmin dhe pas kësaj menjëherë kryeministri nxitoi t’i vinte keq për neve, duke bërë atë postimin”, tha Edmond Budina

Regjisori më tej tha se mund të ishte i infektuar nga COVID-19, por fakti që s’ka shenja dhe mënyra se si rrodhën gjërat, atë e le të dyshojë për një .

“Kjo më çudit tej mase, por nuk e përjashtoj që jam, por unë kam dyshimet e mia. Nëse kjo ndjesa e kryeministrit do të ishte e sinqertë, gjëja e parë që duhej të bënte është që ta bënte në mënyrë private jo publike. E dyta, nuk mund të pranoj keqardhjen hipokrite, në një moment që ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar, im vëlla, Roberti dhe 16 të tjerë ishin brenda, ata filluan shembjen për të vrarë njerëzit brenda Teatrit. Dhe kur njerëzit thoshin -“prit se ka njerëz të tjerë brenda”- policët bërtisnin e thoshin- “le të ngordhin atje të varrosen atje brenda”. Unë këtë ndjesë hipokrite me atë shkatërrim kriminal atje, nuk mund ta pranoj”, tha Edmond Budina.

INTERVISTA

Si është kjo çështje?

Edmond Budina: Unë dua ta filloj duke përdorur një surprizë. Këtu ke një fotografi (tregon foton), dhe ky është një album që mu dhurua nga vajza e aktorit të shquar Gjon Karma, që ishte themeluesi i arkivit të Teatrit Kombëtar. Fotografi e vitit 1948. Vajza e Gjon Karmës është komshije me hallën time dhe për fat të keq, halla jonë, gruaja e Sulejman Pitarëks, ishte në spital, doli nga spitali dhe ishte në koma dhe ne ju gjendëm pranë, e po ashtu dhe komshinjtë. Ajo ndërroi jetë për fat të keq. Vajza e Gjon Karmës, Xhovana, kishte 6 ditë që ishte me temperaturë sepse njëra prej grave që i shërbente hallës sonë u shtrua në Spitalin Infektiv me koronavirus dhe ajo e trembur kërkoi me insistim për 6 ditë t’i bënin tamponin. Asnjeri njeri nuk ja vari. Edhe vëllai im i dytë, Gjergji, ishte me temperaturë po askush nuk ja vari, edhe pse ai ishte me diabet, po ashtu edhe tre gratë e tjera ishin me temperaturë dhe mezi ja kanë bërë tamponin. Të gjithë këta njerëz që kishin shenja të koronavirusit, dolën negativë, kur ata morën vesh që unë edhe Berti ishim vëllezërit e Gjergjit…

Ata kush?

Edmond Budina: Instituti i Shëndetit Publik, insistuam me çdo kusht që ne të bënim tamponin. Unë ja kamë thënë drejtoreshës së Tiranës, përse duhet të ma bëni mua që nuk kam asnjë shenjë, kur mund t’ja bëni dikujt që ka më shumë nevojë. Ajo insistoi me çdo kusht që unë ta bëja tamponin.

Tamponin e kam bërë në orën 18:40 të enjten dhe të premten në orën 08:51 minuta më është dhënë rezultati që jam pozitiv. Ndërkohë që para se të dilte tamponi i kam kërkuar Shefes së Epidemiologjisë që do të lutesha, sido që të jetë rezultati, të mos bëhet publik. Me të marrë këtë përgjigje, nuk kaloi as edhe një orë dhe të gjitha mediat e kishin shpërndarë lajmin dhe pas kësaj menjëherë kryeministri nxitoi t’i vinte keq për neve, duke bërë atë postimin.

Unë bëra dhe një prononcim dhe e refuzoj kategorikisht atë ndjesi atë keqardhje hipokrite të kryeministrit dhe kujtdo tjetër që përfaqëson shtetin. E para unë nuk kam të drejtë të dyshoj për testin se mund të jem edhe pozitiv, ndonëse nuk kam asnjë shenjë, jam jashtëzakonisht mirë, nuk kam asnjë shenjë të koronavirusit, por nxjerrja në ankand e emrit tim dhe të tim vëllait, e gjej një mënyrë skandaloze të shkeljes së të drejtave të njeriut. Unë çështjen do ta ndjek edhe në rrugë ligjore.

Nuk mund që njerëzit të merren nëpër këmbë në këtë farë feje, duke ngjallur panik tek të gjithë ata njerëzit me të cilët ne kemi pasur kontakte, duke i ju kallur datën që ne jemi të infektuar që ata janë të infektua, që do ndalohen tubimet e ku di unë se çfarë.

Ju mendoni që kjo është pjesë e luftës politike?

Edmond Budina: Nuk mund të them…

Fakti që u dekonspirua rezultati i tamponit, fakti që ju vini në dyshim mbi autencitetin e rezultatit të tamponimit, vetëm ju dolët pozitivë, të gjithë të tjerët negativë…?!

Edmond Budina: Kjo më çudit tej mase, por nuk e përjashtoj që jam, por unë kam dyshimet e mia. Nëse kjo ndjesa e kryeministrit do të ishte e sinqertë, gjëja e parë që duhej të bënte është që ta bënte në mënyrë private jo publike. E dyta, nuk mund të pranoj keqardhjen hipokrite, në një moment që ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar, im vëlla, Roberti dhe 16 të tjerë ishin brenda, ata filluan shembjen për të vrarë njerëzit brenda Teatrit. Dhe kur njerëzit thoshin -“prit se ka njerëz të tjerë brenda”- policët bërtisnin e thoshin- “le të ngordhin atje të varrosen atje brenda”. Unë këtë ndjesë hipokrite me atë shkatërrim kriminal atje, nuk mund ta pranoj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...