Gjosha:Venecia i tregoi BE- së ç’po ndodh me Reformën në Drejtësi dhe Kushtetutën

Tuesday, 23 June 2020 16:33

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në një intervistë për Syri Tv, duke komentuar mbledhjen e fundit të Parlamentit Europian, ku u diskutua edhe për Shqipërinë si edhe opinionin e Venecias që i dha të drejtë Presidentit Meta në betejën ligjore për Gjykatën Kushtetuese, shkruan ndër te tjera se ‘Venecia i tregoi BE-së se çfarë po ndodh në Shqipëri me Reformën në drejtësi dhe Kushtetutën’

‘Këtë javë kishim draftin final të komisionit të Venecias edhe për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por edhe për paketën antishpifje, dy goditje për qeverinë nga Komisioni i Venecias, sa e dëmtojnë këto goditje qeverinë shqiptare drejt rrugës për në Bashkimin Europian?
Unë mendoj që Venecia i ka bërë me dije kujtdo në Shqipëri, një herë në radhë të parë dhe pastaj edhe vendeve anëtare se çfarë ndodh realisht këtu me reformën në drejtësi, çfarë ndodh me Kushtetutën, çfarë ndodh me ligjin, çfarë ndodh me të drejtën e fjalës, me të drejtat themelore të njeriut dhe këto janë të rëndësishme për vetëdijen e çdo qytetari shqiptar që jeton në këtë vend dhe që kërkon të ketë një jetë normale në një shtet ligjor por edhe një shtet të drejtë dhe ne këtë nuk e kemi. Besoj se Venecia e ka thënë.
Nuk e ka të lehtë qeveria ta pranojë, patjetër që do të duhet të luajë topin në shumë fusha. Do të duhet të hedhë fajin kudo ashtu siç ka bërë gjithmonë, nuk ka pranuar asnjëherë përgjegjësitë mbi supet e saj, as Kryeministri, as vetë qeveria. Por mendoj që Venecia ka vendosur një gur themeli shumë të fortë për këdo që tenton të cenojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

• Kemi Reformën Zgjedhore, Z. Gjiknuri ka njoftuar mbledhjen e radhës ditën e nesërme, nga ana tjetër Z. Rama deklaron se kjo marrëveshje është në fije të perit. Bashkimi Europian i ka dy kushte, implementimin e kësaj reforme dhe pastaj duhet të zbatohet kjo reformë me përpikmëri, por në fakt, cili është qëndrimi i opozitës edhe në lidhje me atë që çfarë ka kërkuar Z. Rama, heqjen e koalicioneve parazgjedhore? Pasi, në seancën e një jave më parë e mbështeti nismën e opozitës së re parlamentare. A jeni dakord ju për heqjen e koalicioneve dhe çfarë i sjell kjo opozitës dhe qeverisë?

Unë mendoj që zoti Rama është tmerruar nga koalicionet para zgjedhore, sepse ai e di fare mirë që koalicion parazgjedhor do të thoshte automatikisht humbjen e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme, si dhe humbjen e tij personale e shumë të thellë. Jo vetëm me anë të numrave që kjo është shumë e dukshme, por edhe fryma e gjithçka, një koalicion opozitar solid, do të çonte patjetër në fitoren e opozitës dhe marrjen e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme.

Dhe besoj që kjo është tronditëse për zotin Rama, i cili tashmë ka të gjitha pushtetet në dorën e tij dhe nuk është e thjeshtë, për një njeri që zotëron gjithçka, t’i lëshojë ato të gjitha. Kuptohet që është Kuvendi që do të vendosë, por t’iu them të vërtetën unë mendoj se koalicionet janë në të drejtën e partive politike, të vendosin për koalicionet para apo pas zgjedhore. Ajo çka është më e rëndësishme është fakti që çdo koalicion që mund të bëhet, të bëhet mbi bazën e parimeve, programeve dhe mbështetjes së qytetarëve. Kjo do të ishte shumë herë më thelbësore, sesa fakti të ndalojmë një palë të bëjë koalicion nga frika se do të humbë pala tjetër.

• A mund të griset kjo reformë kur kemi parë 4 ambasadorë mjaft të rëndësishëm në tryezë në momentin kur u firmos në datën 5 qershor?

Unë nuk besoj se mund të griset, do ta quaja shumë të rëndë për Shqipërinë, për mënyrën sesi do të shkohet në zgjedhje për qytetarët shqiptarë, për votën e tyre, për mundësinë e tyre për të zgjedhur dhe nga ana tjetër për imazhin e Shqipërisë në BE. Ne jemi mjaft të goditur nga të gjitha anët, me gjithçka që ka ndodhur këtu, me kushtet që vazhdojnë të shtohen. Nëse kjo do të vazhdojë, jo vetëm që negociata nuk do të diskutohen, por me strategjinë e re vendet e re kanë të drejtën ta heqin statusin kandidat për Shqipërinë dhe të shkojnë edhe deri drejt heqjes së liberalizimit të vizave. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...