PD sulmon Ramën,Teliti: Kryeministri “kap ça t’kapësh” i paguan 500 mijë euro inceneratorit që s’ekziston në Fier

E mërkurë, 24 June 2020 13:10

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti në një dalje publike nga selia blu, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka paguar 500 mijë euro inceneratorit që nuk ekziston në Fier.

Në emër të PD-së, Teliti theksoi se vendimi për të vazhduar pagesat miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë është kriminal. Sipas tij, deri tani, për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës janë paguar 9.1 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

“Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që theu çdo rekord për falimentimin e bizneseve, për mbylljen e dhjetëra mijëra vendeve të punës, si kryeministri që ka abuzuar miliona e miliona euro dhe pasuri të tjera, duke u rritur taksat shqiptarëve. Me Edi Ramën ka vetëm varfërim, prandaj ne duhet ta ndryshojmë këtë gjendje për t’i dhënë vendit një qeveri që nuk punon për pasurimin e kryeministrit dhe të një grushti pushtetarësh, oligarkësh e kriminelësh, por për mirëqenien e shqiptarëve.”, tha ai.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE
Me Edi Ramën në krye të qeverisë, abuzimi me paratë e shqiptarëve nuk ka të ndalur. Gjithçka është për klientët, asgjë për qytetarët.
Inceneratorët janë modeli më korruptiv i kësaj qeverie. Janë shembulli sesi ata punojnë për të mbushur xhepat e tyre dhe të disa klientëve, me të cilët pasurohen.
Qeveria i ka paguar vetes dhe bandës së tij tek inceneratori i Fierit rreth 500 mijë euro vetëm dje. Janë gjysëm milioni euro për 5 njerëz, ndërkohë që për qytetarët nuk ka më asnjë ndihmë tjetër. Për vete marrin 500 mijë euro me një dorë, qytetarëve në ditën e tyre më të keqe i pagoi mesatarisht nga 10 euro dhe as nuk ka ndërmend të shtijë asnjë qindarkë më shumë.
Vendimi për të vazhduar pagesat miliona euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë është kriminal.
Deri tani, për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës janë paguar 9.1 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.
Çfarë përfitojnë qytetarët prej tyre? Asgjë!
E gjithë kjo vjedhje dhe abuzim po ndodh kur ekonomia është realisht në recesionin me te madh te 30 viteve te fundit, kur të ardhurat ne arken e shtetit janë në pikën e tyre më të ulët dhe kur borxhi publik vazhdon të rritet me ritme marramendëse.
Vetëm ditën e djeshme 1568 familje nuk patën mundësi të merrnin pagesën 40 mijë lekëshe, pasi paratë e tyre shkuan në xhepat e Inceneratorit të Fierit, duke e paguar këtë të fundit me 510 mijë euro nga paratë e taksapaguesve.
Duke i paguar vetes në një dorë gjysëm milioni euro për inceneratorin që nuk ekziston, qeveria ka marrë vulën e turpit të “kap ça t’kapësh” disa muaj përpara largimit.
Edi Rama do të mbahet mend si kryeministri që theu çdo rekord për falimentimin e bizneseve, për mbylljen e dhjetëra mijëra vendeve të punës, si kryeministri që ka abuzuar miliona e miliona euro dhe pasuri të tjera, duke u rritur taksat shqiptarëve. Me Edi Ramën ka vetëm varfërim, prandaj ne duhet ta ndryshojmë këtë gjendje për t’i dhënë vendit një qeveri që nuk punon për pasurimin e kryeministrit dhe të një grushti pushtetarësh, oligarkësh e kriminelësh, por për mirëqenien e shqiptarëve.

 

Modifikuar më E mërkurë, 24 June 2020 14:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...