Basha ne Vore/Parate shkojne per aferat korruptive.Do te ulim taksat dhe do subvencionojme fermeret.

E mërkurë, 24 June 2020 14:42

Nga Lulzim Basha
Sot në Vorë u takova me qytetarë, sipërmarrës të vegjël dhe fermerë, që vuajnë ditë për ditë pasojat e krizës ekonomike, problemet e shkaktuara nga tërmeti i nëntorit dhe mbyllja për shkak të COVID-19.

Varfëria është ulur këmbëkryq në Vorë, ndërsa bizneset e vogla po falimentojnë nga rënia e fuqisë blerëse dhe taksat e larta.

Fermerët e Vorës si në gjithë Shqipërinë vuajnë pasojat e çmimeve të rritura te naftës, dritave, plehrave kimike e farërave. Kostoja e punës u rritet vazhdimisht, ndërsa shitja e prodhimeve ka rënë edhe për shkak të pamundësisë së qytetarëve për të blerë këto produkte.

Fermerët më thanë se kanë pësuar miliona lekë humbje nga mbyllja për shkak të koronavirusit, pasi produktet e tyre kalben për mungesë tregu.

Ndërkohë që Vora si e gjithë Shqipëria, është zhytur në krizë të thellë, RAMAVIRUSI vazhdon të çojë paratë e taksave të shqiptarëve tek një grusht njerëzish të lidhur me qeveritarët. Vetëm dje, me një firmë, i dhanë 500 mijë euro nga lekët e shqiptarëve klientëve të tyre të inceneratorëve, ndërsa shqiptarët po varfërohen çdo ditë.

Po këto para nuk do t'i gëzojnë. Nga i pari tek i fundit do të përgjigjen para ligjit. Çdo qindarkë e marrë në shkelje të ligjit do t'u kthehet qytetarëve dhe abuzuesit do të shkojnë në burg. Pandëshkueshmëria në këtë vend do të marrë fund.

Bashkë me shqiptarët që sot janë më të bashkuar se kurrë kundër së keqes, ne do të ndërtojmë një qeverisje normale. Në planin tonë ne do parashikojmë uljen e taksave për t'u dhënë mundësi bizneseve të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetën e tyre e të kenë mundësi të hapin edhe vende pune.

Paratë që sot shkojnë për aferat korruptive të koncesioneve dhe PPP, do të shkojnë për të subvencionuar fermerët në bazë të prodhimit të tyre, për të ndërtuar infrastrukturën bujqësore dhe rrugore të fshatrave.

Vendi ynë ka resurse të mëdha, njerëz punëtorë e të talentuar. Detyra jonë është t'u japim mundësi të punojnë dhe jetojnë mirë në vendin e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...