PD nis përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë nga anëtarësia.

E Enjte, 25 June 2020 12:25

Vendimi i rëndësishëm i PD, hapet procesi i perzgjedhjes se kandidateve per deputetë nga anëtarësia.

Partia Demokratike fillon nga sot perzgjedhjen e kandidateve per deputetë duke shenuar keshtu "de facto" edhe nisjen e fushatës elektorale.
Kryesia e Partisë Demokratike miratoi menyren e perzgjedhjes se kandidateve per deputetë, ku rolin kryesor e ka anetarsia. Ky eshte nje nga hapat me te rendesishem qe ndermerr nje parti politike ne shqiperi bazuar ne praktikat me te mira te demokratike , përmes te cilit fuqizohet anëtarësia, rritet roli I saj dhe garantohet nje lidhje dhe llogaridhenie e forte mes te zgjedhurve dhe anëtarit te partise. Per here te pare do te ngrihet nje komision I vleresimit te kandidaturave.

Rregullat dhe parimet mbi te cilat do te kryehet perzgjedhja e kandidateve ndahen ne kater faza.

1. Identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individë qe nuk jane propozuar nga anëtarësia, kane te drejten e vetëpropozimit.

2. Verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

3. Konsultimi i listes se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.

4. Zyrtarizimi i listës nga Kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

Permes ketij procesi PD garanton nje proçes te hapur per te gjithe ata qe duan te jene pjese e gares, pa asnje paragjykim dhe bazuar mbi rregulla dhe norma transparente. Te vetmit qe nuk do te mund te jenë pjese e gares jane personat qe jane subjekt I ligjit te dekriminalizimit, kane qene funksionarë te larte para viteve 90 apo bashkepunetore te sigurimit te shtetit. Grate, te rinjte, te perndjekurit dhe pronaret do te kene nje perfaqesim dinjitoz ne listen e deputeteve te PD

Kryetari I PD Lulzim Basha jeteson nje premtim te tij per hapjen dhe demokratizimin e partise dhe fuqizimin e rolit te anetaresise ne vendimarrjet me te rendesishme politike.

Duke marrë vendimet më të rëndësishme me anëtarësinë, PD jep shembullin e saj se si do te jete vendimarrja e saj ne qeverisjen e vendit.

Modifikuar më E Enjte, 25 June 2020 12:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...