Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas akuzave kundër tij nga ana e Prokurorisë Speciale në Prishtinë, për krime lufte.
Thaçi shkruan në rrjete sociale “Askush nuk mund të rishkruajë historinë e Kosovës”.
“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!”, shkruan ai.
Ndërsa, dje Thaçi kishte publikuar një fotografi në “Facebook”, ku postonte emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, dy ish komandantë të UÇK-së u akuzuan nga Prokuroria Speciale për një sërë krimesh, ku përfshihej vrasja, vrasja politike, përndjekja, tortura etj., krime këto të dyshuara se janë bërë gjatë konfliktit në Kosovë.