Gjykata Speciale/Bundestagu:Akuzat ndaj Thaçit e Veselit nuk kanë lidhje me UÇK-në

Premte, 26 June 2020 16:37

Anëtarë të Budestagut gjerman kanë reaguar në lidhje me akuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi për krime lufte. Sipas tyre, këto zhvillime që po shoqërojnë politikën kosovare, po ndiqen në Gjermani.

Mes të tjerash anëtarët e Budestagut theksuan se disa forca në Kosovë bëjnë propagandë false në një mënyrë që bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në veçanti janë një forcë e huaj që shkon pas UCK-së në tërësi.

“Për ne është me rëndësi të theksohet se Dhomat e Specializuara në Hagë janë pjesë integrale e gjyqësorit në Kosovës. Ato janë krijuar nga vetë Kosova. Kjo gjykatë nuk është një organ i huaj juridik që gjykon mbi qytetarët e Kosovës. Ne e dimë që forca të caktuara në Kosovë përpiqen të përhapin propagandën false në një mënyrë që bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në veçanti janë një forcë e huaj që shkon pas UCK-së në tërësi. Kjo nuk është e vërtetë dhe asgjë tjetër përveç dezinformimit të qëllimshëm. Akuzat nuk janë kundër UÇK-së”,- thanë anëtarët e Bundestagut.
(BalkanWeb)

Modifikuar më Premte, 26 June 2020 17:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...