Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikar raportin vjetor ndërkombëtar për trafikun qënieve njerëzore.
Ndër shtetet në raport përmendet dhe Shqipëria, ku DASH ka kritika për qeverinë shqiptare pasi nuk plotëson standardet minimale për ta eleminuar.
Gjithsesi DASH vlerëson përpjekjet e deritanishme të qeverisë shqiptare për të luftuar fenomenin, duke shënuar një rritje krahasuar me 2019.
Sipas raportit, 2018 dhe 2019 ishin vitet më të këqija të luftës së Shqipërisë ndaj trafikut të qënieve njerëzore, pasi u dënuan vetëm nga 5 trafikantëve për çdo vit, shifra më e ulët prej 2014.
”Qeveria e Shqipërisë nuk i plotëson plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë këtë. Qeveria demonstroi përpjekje gjithsej në rritje në krahasim me periudhën e mëparshme të raportimit; prandaj Shqipëria mbeti në Nivelin 2. Këto përpjekje përfshinin dënimin e trafikantëve të dënuar me kushte të rëndësishme burgu, identifikimin e më shumë viktimave dhe sigurimin e një trajnimi të fuqishëm për zyrtarët përkatës. Qeveria, në bashkëpunim me shoqërinë civile, ngriti edhe Bordin Këshillëdhënës të Viktimave të Trafikimit, i përbërë nga tre të mbijetuar dhe rriti ndihmën e viktimave në procedurat penale duke krijuar Qendrën e Zhvillimit për Drejtësi Penale për të Mitur dhe punësimin e koordinatorëve shtesë të ndihmës së viktimave.”- shkruan DASH në raport.
Po ashtu DASH vëren se ka një mungesë për shqyrtim të veçantë ndaj çështejve të migrantëve, azilkërkuesve apo prostitucionit.
Gjithashtu theksohet se qeveria vonoi fondet për strahime të drejtuara nga OJQ-të që nuk kishin burime për kujdesin e fëmijëve e nënave që kanë qenë viktima të trafikimit.
“Munguan përpjekjet për shqyrtimin në veçanti të migrantëve, azilkërkuesve, individëve në fushën e prostitucionit dhe trafikimit të fëmijëve. Qeveria vazhdoi të vonojë fondet për strehime të drejtuara nga OJQ-të dhe shërbimet sociale shërbimeve nuk kishin burime për kujdesin e fëmijëve dhe nënave me fëmijë që kanë qenë pjesë e trafikimit”, shkruhet në raport.