Nga Ilir Meta
Në vlerësim të talentit të spikatur muzikor, të mjeshtërisë së lartë të interpretimit si violinçelist, si dhe me mirënjohje për kontributin e veçantë të dhënë gjatë punës plot përkushtim si drejtues i Liceut Artistik ‘Jordan Misja’, pata kënaqësinë të çmoja me Titullin e lartë 'Mjeshtër i Madh', Profesor Gjovalin Lazri.
Muzika është magjike dhe universale, sepse ajo prek telat e shpirtrave tanë! Ajo mund të ndryshojë botën, sepse ka aftësinë të ndikojë e të ndryshojë shpirtin njerëzor. Muzika i bashkon dhe i bën më të afërt njerëzit e ndryshëm, dhe në të njëjtën kohë e bën shoqërinë tonë edhe më të harmonishme.
Siç ja ka arritur me shumë sukses edhe Profesor Gjovalin Lazri, së bashku me kolegët e tij, artistët e mëdhenj Tish Daija, Robert Radoja, Zhani Ciko e shumë të tjerë.
Nderim dhe respekt, ndaj të gjithë plejadës së mësuesve dhe drejtuesve të Liceut Artistik ‘Jordan Misja’ ndër dekada, nga mësimdhënia, përkushtimi, mendjet dhe duart e tyre kanë dalë qindra kompozitorë, instrumentistë, këngëtarë e artistë, të cilët kanë arritur të bëjnë emër edhe në skenat më të mëdha të Europës dhe të botës. 🎼🇦🇱