Ilir Pecnikaj:SHQIPERIA PERSERI E MBYLLUR, KU PO SHKOJME?!

Saturday, 27 June 2020 14:54
Nga Ilir Pecnikaj
 
Kryefjala e cdo kërkese të bërë nga ne, që në fillimin e epidemisë COVID-19 ka qënë “MBROJTJE” (mbrojtje per personelin shendetësor, dhe e popullsisë në tërësi) dhe “TEST”, si dy mënyra që mund të nxirrnin Shqipërin nga ky virus pa probleme të shtuara.
Asnjëra nga këto nuk u bë siç duhet dhe kur duhet, o më keq akoma, nuk u bë kurrë.
Etja e qeverisë për të bërë vetëm e vetëm propogand edhe me “coronavirusin”, dritëshkurtësia dhe injoranca e Komitetit Teknik për ti thënë Sulltanit Surrelit, se rruga që po ndjekin është diametralisht e kundërt me atë që duhet, na ka dërguar në këtë pikë ku jemi sot (mund të kuptoj trysninë që ky komitet ka nga falangat e qeverisë, por një profesionist nuk mund të bëhet kurrë shërbëtor i verbër i një politike, në rastin më të mirë qorre, e me c’po duket tërësisht kriminale). Sot jemi një nga vendet e pakta në Europë i bllokuar tërësisht nga Europa por edhe nga fqinjët.
Pra nuk qenkemi “fanar në botë”, siç u mundua të na e shiste qeveria, por jemi të rreshtuar në ato vende SI POTENCIAL I PËRHAPJES SË COVID-19.
Ku jemi sot?
Ajo që është më e tmerrshme është se sot vatrat më të nxehta të COVID-19 janë spitalet dhe qendrat spitalore. Aty gjithçka duhet të ishte “NO COVID-19”, por është e kundërta. Në fillim të shkurtit edhe mund të pranohej një gjë ë tillë, me justifikimin “mosnjohje”, por sot ka protokolle të mirpërcaktuara dhe të detyrueshme për të eleminuar tërsisht COVID-19 nga spitalet dhe qendrat spitalore.
Teste…
Për testet molekulare, të njohura si tampone, jemi shteti më i fundit në Europë dhe një nga me të fundit në botë (77832 tampone/një milion banore), ku zemë vendin e 129-të. Edhe Venezuela që është në luftë civile ka bërë plot 6 herë më shumë se ne, këtë lloj testi.
Faktikisht numri i të prekurve po rritet në mënyrë eksponenciale.
 
Kurse për sa i përket testeve seriologjike, është një mjegullnaj e vërtetë....
Sot që populli duhet të ishin më i informuar për gjendjen e tyre shëndetësore, si e drejtë kushtetuese dhe si detyrimi qeverisë për ta përmbushur atë, jemi në një hamulli të plotë dhe në një “karantinim” të detyrueshëm nga të gjitha vendet e tjera të botës.
Sot që vendi ynë duhet të ishte i hapur për turizmin, si një nga rizorsat më të mëdha të vendit tonë, Bota po na mbyllë, sepse menaxhimi i COVID-19 nga qeveria është shumë i keq për ata, por kriminal për ne. Kriminal për të gjithë ata që po infektohen aty ku shkojnë të gjejnë shërim, kriminal për të gjithë ata që infektohen për fajin e dikastereve që nuk kanë dhe nuk duan të ndjekin një protokoll, kriminal për të gjithë ata që aktivitetin e tyre të përditshëm e kanë të bllokuar, kriminal për të gjithë ata që duan të lëvizin, por në saj të menaxhimit të qelbët të situatës COVID-19 nga qeveria, nuk lëvizin dot, kriminal….kriminal….kriminal, sepse në krye kemi veçse një qeveri kriminale dhe arrogante.
Nëse plani i qeverisë ka qënë “mbyllja e shqipërisë nga vendet e tjera të botës”, si ëndërr e shembur e etërve të tyre, po ja dalin mrekullisht.
Modifikuar më Saturday, 27 June 2020 14:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...