Bardhi 'këshillë' Tahirit:Ose bashkëpuno me drejtësinë, ose shko në burg me Ramën

Saturday, 27 June 2020 18:59

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës, e cila çoi rikthehu në pikën zero çështjen ‘Tahiri’.

Sipas numrit dy të selisë blu, në këtë rast nuk është dhënë drejtësi.
Madje ai pati edhe një "këshillë" duke e ftuar ish ministrin e brendshëm të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ose përndryshe sipas tij, të shkojë në burg bashkë me kryeministrin Edi Rama.

PJESË NGA INTERVISTA:
Dua të sjell tani, në vëmendje vendimin për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. U prish vendimi i shkallës së parë, çka do të thotë që kthehet nga fillimi rishqyrtimi për çështjen “Tahiri”. Si e patë këtë vendim për drejtësinë shqiptare?

Gazment Bardhi: Është një vendim që nuk dha drejtësi. Faktet dhe provat për ministrin kampion të Edi Ramës, janë publike. Zoti Tahiri do të duhet të ishte dënuar prej shumë kohësh dhe do të duhet të ishte duke vuajtur dënimin për gjithçka bëri nën urdhrat dhe porosinë e veçantë të Edi Ramës, gjatë kohës që ishte Ministër i Brendshëm. Veprime të kundraligjshme, kriminale, të cilat, edhe sot e kësaj dite, kanë pasojat e tyre në shoqërinë shqiptare. Sot, Shqipëria është vendi që tregohet me gisht si furnizuesi më i madh i kanabisit në Europë dhe është vend tranzit për drogat e forta. Kjo është meritë e ministrit kampion të Edi Ramës dhe qeverisë së Edi Ramës.

Zoti Tahiri vijon të thotë me forcë se nuk ka asnjë faj, por mban mbi supe koston politike për detyrat që ka mbajtur.

Gazment Bardhi: Nëse zoti Tahiri me këtë shprehje nënkupton se ka zbatuar porosinë politike të Edi Ramës për të lejuar kanabizimin e vendit, Kodi i Procedurës Penale i njeh atij mundësinë për t’u bërë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe kjo do të ishte një gje e ndershme në shërbim të qytetarëve. Të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë kush e ka urdhëruar, si është urdhëruar dhe kush ia ka vënë mbi tavolinë projektin për të kanabizuar Shqipërinë dhe për ta kthyer në prodhuesin më të madh të kanabisit në Europë.

Sipas mendimit tuaj, a ka një kosto politike Saimir Tahiri?

Gazment Bardhi: Saimir Tahiri është bashkëpunëtor i Edi Ramës në këtë proces. Unë nuk mendoj se ka kosto politike. Ka zgjedhur me vetëdije të jetë pjesë e këtij projekti kriminal, e ripërsëris, të hartuar dhe të vënë në jetë nga Edi Rama. Pra, nuk ka kosto politike. Do të duhet të mbajë kosto personale për zgjedhjen personale që bëri për t’iu bindur këtij urdhri dhe projekti kriminal të Edi Ramës.

Si e patë Tahirin dje para medias, në ç’kushte, në ç’pozita? Të zënë ngushtë apo jo? Sepse foli me tone të forta, por jo me fjale të koduara, siç e kemi parë në raste të tjera.

Gazment Bardhi: Une e pashë zotin Tahiri si një person që është i vetëdijshëm për krimin që ka kryer, por kërkon t’i japë mesazh shefit të tij dhe bashkëpunëtorit të tij në këtë krim se, nëse ai do të dënohet, do të duhet të shkojnë bashkarisht në qelinë e burgut.

Çështja ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri u rikthye dje sërish në pikën zero, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi që aktet t’i shkojnë sërish Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë.

Në Shtator të vitit të shkuar, Gjykata e dënoi Tahiri me 3 vjet shërbim prove, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Prokuroria nga ana e saj kishte kërkuar një dënim me 12 vjet burgim, për tre akuza: "Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal"; "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal", duke pretenduar për lidhje të tij më të ashtuquajturin grupi i Habiljave i akuzuar për trafik marijuhane nga Shqipëria drejt Italisë. Me vëllezërit Habilja, Tahiri rezulton të ketë lidhje familjare.

Për Apelin, Gjykata e Shkallës së parë kishte gabuar duke ndryshuar akuzat.

“Gjykata ka zbatuar gabim nenin 375 të kodit të procedurës penale se në këtë rast gjykata nuk ka rivlerësuar të njëjtin fakt që atribuohet nga prokuroria të pandehurit, por de facto ka ngritur një akuzë të re, për të cilën Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela as nuk janë hetuar dhe për më tepër nuk u është atribuuar”, thuhej ndër të tjera në vendimin e djeshëm

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...