Partia Demokratike denoncon se Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për hartimin e zonës së planifikuar tek Garda e Republikës për të betonizuar Parkun e Liqenit.
PD thotë se e denoncoi këtë që në 2018, por tashmë ka filluar faza e parë.
Më tej, është zëdhënësja e PD, Ina Zhupa që thotë se tenderi i është dhënë firmës 51N4E, që njihet si vendi i punës ku punon Rea Xhillari, që është vajza e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministri Edi Rama.
Preteksti i Veliajt sipas PD, është se aty do transferohet Biblioteka Kombëtare dhe Qëndra Kulturore për fëmijë të cilat do t’i hapin rrugë kullave shumëkatëshe.
Ja postimi i plotë:
Veliaj nis fazën e parë e BETONIZIMIT të zonës së PARKUT TE LIQENIT, me ndërtesa mbi 9 kate e 29 metra lartesi! Zgjedh firmën e 51N4E, e njohur si vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama.
E kemi paralajmeruar dhe faktuar me dokumenta që në 2018, betonizimin e zonës së parkut te Liqenit, atje ku ndodhet Garda e Republikës, me preteksin që aty do transferohej Biblioteka Kombetare edhe Qëndra Kulturore për femijë për të hapur rrugën e ndërtimeve shumëkatëshe. Atëherë Veliaj e mohoi, edhe si në çdo rast tjetër thjesht mashtroi.
Bashkia Tiranë ka shpallur fituesin e tenderit për “Hartimin e Planit të Detajuar Vendor të Njësisë TR/169” që është zona ku ndodhet Garda e Republikës pranë parkut të liqenit, fituese ka rezultuar kompania “I Ri “ sh.p.k. Por ky është vetem emri që nga mbrapa ka zotëruese kompaninë “51N4E” siç tregojnë dokumentat dhe Gent Agollin, ish-konsulentin e “Sheshit Skenderbej”, pra klientet e zakonshëm të pushtetit.
Zona e propaganduar nga Veliaj se do i kthehej parkut të liqenit por nderkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim, ku kullat e klienteve të zakonshem do zaptojnë edhe këtë territor në hyrje të parkut.
Ky plan i Veliajt dëmton akoma më shumë qytetarët e Tiranës, ku çdo cep po betonizohet edhe hapësira e vetme e gjelbër si parku po kafshohet me kulla nga te gjitha anët e saj.