Sulme nga rusët ndaj trupave amerikane në Afganistan?Ja cfarë thotë Presidenti Trump

Hënë, 29 June 2020 08:52

Presidenti Donald Trump tha të dielën se nuk ishte informuar në asnjë rast në lidhje me raportet se një njësi e ushtarake zbulimi e Rusisë kishte ofruar fshehurazi shpërblime për militantët talebanë në Afganistan për të vrarë ushtarë amerikanë.

Zoti Trump thumboi artikullin e gazetës “New York Times” sipas së cilës muaj më parë zyrtarët amerikanë të zbulimit kishin dalë në përfundimin se njësia ruse, e cila ka qenë e lidhur me përpjekjet për atentate dhe operacione të fshehta në Evropë që synojnë destabilizimin e Perëndimit, e kishte kryer misionin në Afganistan vitin e kaluar dhe se ai (Presidenti) ishte informuar mbi këtë çështje në fund të muajit mars.

Në një postim në Twitter zoti Trump shkruante se: “askush nuk më ka njoftuar apo më ka thënë diçka mua, Nënpresidentin Mike Pence ose shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows” mbi të ashtuquajturat sulme nga rusët ndaj trupave tona në Afganistan, siç raportohet përmes një” burimi anonim” nga agjencia e lajmeve të rreme “New York Times”. Të gjithë po e mohojnë këtë gjë, nuk ka pasur shumë sulme ndaj nesh”, shkruante zoti Trump.

Vitin e kaluar në Afganistan u vranë njëzet trupa amerikane, por nuk ka informacion se cilat vrasje mund të kenë qenë të lidhura me shpërblimet që dyshohet se janë dhënë nga shërbimet ruse të zbulimit. Kritikët kanë akuzuar zotin Trump se ka treguar respekt shpesh ndaj presidentit rus Vladimir Putin gjatë mandatit të tij 3-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë. Por Presidenti shkruante në twitter se “askush nuk ka qënë më i ashpër sesa administrata Trump ndaj Rusisë”, duke pretenduar se Moska “ishte argëtuar” gjatë kohës së ish-Presidentin Barack Obama dhe Nënpresidentin Joe Biden, ky i fundit kundërshtari i zotit Trump për zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Udhëheqësi amerikan sfidoi gazetën duke i bërë thirrje “të zbulojë burimin anonim” të informacionit. “Vë bast që s’mund ta bëjë, ky “person” me gjasë nuk ekziston”, shkruante zoti Trump.

Si Rusia ashtu edhe Talebanët i kanë mohuar njoftimet. Moska i ka cilësuar “akuza të pabaza dhe anonime”. Ambasada ruse në Uashington tha se artikulli i “New York Times” ka “çuar tashmë në kërcënime të drejtpërdrejta” ndaj jetës së punonjësve në ambasadat ruse në Uashington dhe Londër.
Një zëdhënës i Talebanëve, Zabihullah Mujahid i hodhi poshtë raportet se kryengritësit kanë patur një marrëdhënie të tillë “me ndonjë agjenci të zbulimi” dhe e quajti artikullin e gazetës një përpjekje për t’i diskretituar ata.

“Informacionet rreth ketyre lloj marrëveshjesh me agjencinë ruse të zbulimit janë të pabaza. Objektivat tona për vrasje e atentatet ishin të përcaktuara vite më parë dhe i kemi bërë bazuar tek burimet tona”, tha ai duke shtuar se “kjo gjë ndryshoi pas marrëveshjes sonë (talibanëve) me amerikanët jeta e të cilëve është e sigurt dhe ne nuk po i sulmojmë ata”.

Në fillim të këtij viti SHBA dhe grupi Taliban nënshkruan një “marrëveshje me qëllim paqen” në Afganistan pas më shumë se 18 vitesh konflikti. Aleatët e Amerikës dhe NATO-s ranë dakord se do t’i tërheqin të gjitha trupat deri vitin e ardhshëm nëse militantët do t’i qëndrojnë marrëveshjes. Zoti Trump tha se kishte qenë një “udhëtim i gjatë dhe i vështirë” në Afganistan, por se “ka ardhur koha pas gjithë këtyre viteve që njerëzit tanë të kthehen në shtëpi”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...