Basha ne Shengjin me operatore turistike/RAMAVIRUSI ka deshtuar.Do kthejme ekonomine dhe turizmin ne normalitet.

Hënë, 29 June 2020 13:04

Sot në Shëngjin takova operatorë turistikë dhe sipërmarrës që po përjetojnë situatën më të vështirë ndonjëherë.

As 10% e strukturave hoteliere nuk kanë rezervime, ndërsa pjesa më e madhe e bareve dhe restoranteve po punojnë me 30-40% të kapaciteteve. E gjithë kjo situatë do të thotë se më shumë se gjysma e punonjësve, që në kohë normale do të ishin duke punuar dhe siguruar të ardhura për familjet e tyre, sot janë të papunë.

Dështimi i RAMAVIRUSIT për marrjen e masave për të kryer testimet e nevojshme në mënyrë që të identifikoheshin dhe izoloheshin vatrat e të infektuarve me COVID-19, ka sjellë këtë situatë në vend, ku për shkak të numrit të lartë të të infektuarve, numrit të ulët të testimeve dhe situatës së rëndë ekonomike, BE refuzoi hapjen e kufijve me Shqipërinë. Kjo do të thotë më pak turistë, më pak të ardhura, më pak të punësuar.

Edi Rama refuzoi ta dëgjojë thirrjen tonë për strategjinë e hapjes sepse në vend që paratë të shkonin për ekonominë dhe për të blerë kite testuese, i pagoi ato për tendera dhe koncesione korruptive.

1 milion euro janë dhënë me një firmë për inceneratorët, ndërkohë që këto para mund të përdoreshin për t'i dhënë një shtysë sektorit jetik të turizmit.

Strukturat hoteliere, baret dhe restorantet përveç mungesës së turistëve po përballen dhe me taksa e tarifa të rritura, me dyfishimin e faturave të energjisë, ujit dhe me tatimorët, që në këtë kohë krize janë vërshuar si bandë mbi biznesin. Sepse strategjia e vetme e RAMAVIRUSIT është: Merr nga biznesi i ndershëm dhe qytetarëve dhe jepja një grushti oligarkësh.

Ne kemi një vend të mrekullueshëm. Në Lezhë si në pak vende të tjera, ndërthuret trashëgimia historike e kulturore me natyrën e mrekullueshme, duke e bërë një destinacion të preferuar për turistët. Problematikat janë të shumta, por kur ka vullnet dhe dëshirë, ka gjithmonë zgjidhje. Ne do të vendosim prioritetet e duhura. Duke nisur me uljen e taksave dhe tarifave, orientimin e investimeve drejt sektorëve të rëndësishëm, duke hequr taksën “Rama” mbi karburantin dhe ndihmuar me subvencione sektorët e rëndësishëm që janë dhe furnizuesit e sektorit te turizmit, siç është bujqësia, peshkimi etj.

Asgjë nuk është e lehtë dhe mund të zgjidhet si me magji. Por pak nga pak, çdo ditë do ia dalim të kthejmë normalitetin në ekonomi dhe në turizëm, që është një sektor jetik për vendin, zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

Modifikuar më Hënë, 29 June 2020 13:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...