Rama thotë do shkoj në Kosovë për të mësuar, jep verdiktin pa mbërritur

Hënë, 29 June 2020 19:13

Edi Rama sapo ka publikuar një status në Twitter ku përgënjeshtron vetveten.

Me të mbërritur në Prishtinë ai shkruar në llogarinë e tij se do shkoj në Kosovë për të dëgjuar e mësuar më shumë edhe e quan atë që bëri gjykata speciale “njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë”

 

Pra ai edhe do të informohet edhe e ka të gatshëm përfundimin.

 
 
 

Fillimisht mediat njoftuan se ai do te takohet me  thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.

 
 

Te enjten e shkuar, Rama pati një deklarim në Kuvendin e Shqipërisë ku foli gjerë e gjatë “për luftën e pastër të UÇK-së”.

I revoltuar, me tone të larta dhe me argumenta populiste ai komentoi vendimin e Gjykatës Speciale për Thaçin dhe Veselin, në një qasje që i ngjante si dy pika uji, asaj që mbajti kur Saimir Tahiri doli në përgjimet italiane.

Edhe fjalimi në parlament (video poshte) edhe intervista që dha të njëjtën ditë në Klan Kosova u karakterizuan nga e njëjta linjë, që kryeministri shqiptar mban kur nuk ka një qëndrim të prerë: ai përdor një gjuhë të dyfishtë, ku është e vështirë të gjesh thelbin.

Dhe thelbi i asaj që po ndodh tani është: A duhet ta shfuqizojë Kosovë një Gjykatë Speciale të cilën disa po e pretendojnë si politike?

Këtu Rama nuk ka përgjigje.

Prandaj ai ndjek të njëjtën linjë edhe para se të marrë rrugën për Prishtinë. Prandaj ai edhe e vulos atë që bëri gjykata speciale si “njollë turpi e shekullit XXI në historinë botërore të drejtësisë” edhe thote së do shkojë të informohet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...