Rama insiston të takohet me Haradinajn,kreu i AAK refuzon

Tuesday, 30 June 2020 13:23

Rama insiston të takohet me Haradinajn,kreu i AAK refuzon

Paditësi, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, gjatë qëndrimit dyditor në Kosovë, vazhdon të insistojë të takohet me të paditurin, ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, por ky i fundit refuzon takimin me të.

Në agjendën e ditës së dytë thuhet se kryeministri Rama do ta takojë kryetarin e AAK-së Haradinaj në orën 11.00, por lideri i AAK-së ka refuzuar takimin.

Nga AAK-ja, ashtu sikur të hënën, edhe të martën thanë për "Syri.net" se nuk ka arsye për takim kur dihet se Rama ka fyer e paditur kryetarin e AAK-së kur ai ishte kryeministër.

"Edhe përkundër instistimit nga ana e kryeministrit shqiptar për takim me kryetarin e AAK-së, nuk do të ketë takim", thonë nga AAK-ja për "Syri.net".

Kurse kryetari Haradinaj ka thënë se nuk mund të takohet me Ramën, i cili e ka paditur në gjykatë./Syri.net Kosova

Login to post comments