Ia refuzoi kategorikisht takimin, Rama bën pas, tërheq padinë ndaj Ramush Haradinajt

Tuesday, 30 June 2020 18:39

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka refuzuar kategorisht një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili ndodhet prej dy ditësh në një vizitë në Prishtinë.

Ka qenë vet Haradianaj që ka treguar dje se pse ka refuzuar takimin kokë më kokë me liderin shqiptar, ndërsa theksoi se nuk do të kishte logjikë që ata të takoheshin, në një kohë kur Rama e ka paditur në gjykatë.

 

“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, tha ai.

Haradinaj tha se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur. “Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Pas këtyre deklaratave të djeshme, sot Rama në konferencën për shtyp deklaroi se e ka tërhequr padinë ndaj ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj.

“Ramushit  kam kërkuar takim si të gjithë në selinë e tiij apo në shtëpinë e tij.  Shpifja ishte mbi mua, mbi Ramushin, mbi të gjithë. Do ta tërheqë padinë. Do ta tërheq padinë jo se është e vogël për mua, por është shumë e madhe ajo që sot na bashkon të gjithë. Nuk e di çfarë raporti lind mes nesh pas tërheqjes së padisë. Me shpifje apo pa shpifje, Ramush Haradinaj nuk është kryeministri, politikani, është figurë e rëndësishme politike”, tha Rama.

Edi Rama ka shtuar se shpifja e Haradinaj megjitihatë ka bërë bujë dhe se ka bërë edhe 22 padi të tjera ndaj figurave kryesisht politike.

“Reagimi ynë është se kjo është një metodë brutale dhe diskriminuese, që nuk krijon atmosferën për proces të drejtë dhe të barabartë ligjor, sipas meje. Janë ca me doreza të zeza, si komitë me doreza të zeza. e më ndërhyjnë. Shpifja është bërë kaq normale, që është një akt shumë i ulët. Njerëzit mund të habiten për padinë time, por mbi mua janë 22 padi. Gjithë bota është nën shpifjen. Kam bërë 22 padi për shpifje, kryesisht për figura politike. Këtë e kam bërë që djali im kur të rritet dhe të hyjë në google të mos lexojë 1000 të zeza për mua, kur unë edhe nuk do të jem ndoshta, se jetës nuk i dihet. Shpifja në fjalë nuk është e zakonshme, plus shpifja për pazare territoresh është një shpifësi e madhe. Shpifja e Haradinajt u bë bujë e madhe, duke na bërë neve tradhtar, gjë që nuk është bërë”, deklaroi Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...