Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi sot nga Divjaka se qeveria në ikje, ka ndërmarrë një projekt tjetër vjedhjeje dje, që nuk ka asnjë shans të realizohet, dhënien e 1.2 miliardë eurosh për rrugën imagjinare Milot-Fier.
“U bëj thirrje të heqin dorë nga ky hesap pa hanxhinë, biznesmenëve, që të vijnë nga të duan, se nuk kanë asnjë shans për ta marrë. Një nga ligjet e para që ne do të bëjmë do të jetë Ligji Antimafia, siç është edhe ky pseudotender 1.2 miliardë euro dhe vepra të tilla korruptive. “
Në videon e realizuar duke përshkruar Divjakën, Basha tha ndër të tjera për krizën ekonomike: “Hapi i parë që duhet ndërmarrë në një situatë të tillë, është stabilimi i situatës së pandemisë që deri tani ka vetëm fjalë dhe asgjë konkrete për ta kthyer së paku numrin e infektimeve në paramterave normal. Në këto kushte, BE nuk ka për t’i hapur kufijtë. Fqinjët nuk I kanë këto problem, si Greqia, Mali I Zi. I vetmi vend që ndëshkohet është Shqipëria.
Tani do t’u them dhe diçka tjetër, se cili është prioriteti i kësaj qeverie, e cila në vend që t’I dedikohet çdo sekondë, çdo qindarkë për të pamundurit, e keni parë çka bërë dje? Ka dhënë koncension 1.2 miliardë euro për rrugën imagjinare Milot – Fier. Them imagjinare, sepse një pjesë e kësaj ruge është ndërtuar. E mbani mend Ramën kur thoshte rrugë rrugë rrugë….
Pra, një qeveri në ikje që jep 1.2 miliardë euro për një rrugë imagjinare . E kam thënë që qeveria e ardhshme nuk ka për të njohur asnjë prej këtyre vendimeve.”