“Aferë 1.2 mld euro për rrugën Milot-Fier”,Vasili:Janë vetëm 53 km rrugë e re, 20 mln euro për kilometër

E Enjte, 02 July 2020 14:39

 

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka dalë sot para mediave duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe maxhorancën për një aferë korruptive duke iu referuar koncesionit të rrugës Milot-Fier.

Vasili tha se të gjithë shqiptarët janë shokuar dje pasi kanë dëgjuar për koncesionin miliarder të radhës së Edi Ramës. Sipas tij, janë vetëm 53 km rrugë e re, dhe referuar shifrës 1.2 miliardë euro, llogariti 20 mln euro për kilometër.

“Të gjithë qytetarët me shumë të drejtë dhe me preokupacion madhor prisnin lajme për një paketë të tretë ndihme financiare për dëme të pallogaritshme që ka shkaktuar e që vazhdon të shkaktojë pandemia, e cila u administrua në mënyrën me mizerabël nga qeveria. Por kundrejt saj shqiptarët dëgjuan një aferë 1.2 miliardë euro për rrugën Milot-Fier.
Rruga është 115 km e gjatë. Nga kjo rrugë vetën 53 km, pra vetëm 53 km janë rrugë e re që do të thotë 1.2 miliardë euro koncesion, pa llogaritur kosto të tjera, të cilat do t’i sqarojmë më poshtë, pra 1.2 miliard euro për 53 km rrugë të re.
Kjo do të thotë mbi 20 milion euro për km. Kur shqiptarët prisnin ndihmë e mbështetje se po shkatërrohen ekonomikisht e mijëra njerëz humbasin vendet e punës e mijëra biznese mbyllen, sërish shfaqen rrugët ku centimetri është më i shtrenjtë sesa centimetri i floririt”, tha Vasili.

 

Ai e cilësoi grabitje koncesionin dhe se ndodh në një moment kur Shqipëria është në recesion ekonomik të deklaruar minus 2.5%.
“Pra mbi 20 milion euro km për rrugën Milot-Balldren, ku më shumë se gjysma e rrugës është e bërë. Aq më shumë rruga nga një autostradë e nivelit A, një autostradë e plotë me të gjitha elementët e saj ulet në një rrugë të nivelit B dhe kostot e saj janë shumë herë më të larta dhe se sa një autostradë e plotë e nivelit A, që këtu të nderuar qytetarë kuptoni dimension e tmerrshëm të grabitjes.
Njëherazi kjo grabitje ndodh në një moment kur Shqipëria është në recesion ekonomik të deklaruar minus 2.5%, por që realisht shumë më i thellë se sa kaq, ku FMN dje i ka rënë kambanave të alarmit pikërisht për situatën katastrofike dhe rënien në pikiatë të ekonomisë shqiptare”, deklaroi Vasili.
Ai tha më tej se rrugës i kanë vendosur një taksë vajtje-ardhje që shkon 17.5 euro ose 22 mijë lekë të vjetra dhe se kushton më shumë taksa se sa karburanti që qytetari duhet të harxhojë për të ardhur në këtë rrugë.
“Nuk po bëjmë llogari se çfarë do të thotë në buxhetin e varfër të familjes shqiptare kjo taksë dhe se si rëndon ajo, ndërsa për të përdorur ata që vijnë nga morina kryesisht vëllezërit tanë nga Kosova taksa shkon deri në 27 euro apo 34 mijë lek të vjetra, nivele të një takse rrugë të pa parë dhe të padëgjuara në vendet më të pasura të Europës, por grabitja e tmerrshme nuk i kursen gjëkundi shqiptarët.
Çfarë ka ndodhur me projektin që ta keni të gjithë të qartë? Cila është gjendja e transparencës së projektit? Projekti ka 0 transparencë, pasi elementi i parë është eksludimi i fizibilitetit, pra studimi për rrugën që nuk e di njeri a është bërë nga një kompani private apo një konsulent i pavarur. Po të jetë bërë nga një kompani private, ky është një skandal brenda skandalit. Se do duhej të ishte nga një konsulent i pavarur pa diskutim, i cili duhet bërë publik, ai dhe studioja e tij, kostot që janë shpenzuar dhe çfarë garancie do të jepte ai si konsulent i pavarur. Do të ishte një garanci më shumë për transparencën dhe për parandalimin e vendosjes së kostove abuzive, pra të këtyre kostove, ku centimetri i rrugës kushton më shumë se centimetri i floririt. Por edhe ky nuk ekziston dhe askush nuk e di.
Një problem madhor, që ju të nderuar qytetarë duhet ta njihni, është që përveç 1,2 miliardë eurove, janë edhe kostot e shpronësimeve. Asnjë fjalë nuk thuhet për to, janë edhe qindra milionë euro të tjera. Pyetja është, sa janë këto kosto? Ku janë parashikuar? Nga do dalin? A ka ekonomia shqiptare, e cila ndodhet në recension, pra negative dhe shkon poshtë, të paguajë kostot e shpronësimit? Apo këto mbahen qëllimisht të fshehta dhe u vihet vetëm firma, e meqë kjo qeveri e di që është në ikje e sipër, pra e ka mbaruar rrugën e vet e po largohet, të vendosë ca firma, për të cilat do marrë përfitimet e çastit dhe taksiratet do t’u mbeten shqiptarëve për dhjetëra vjet që t’i lajnë nga mundi, nga djersa e nga gjaku i tyre”, u shpreh Vasili.

Ai tha se është fare e qartë që këto fakte janë tronditëse. “Janë fakte tronditëse, të tmerrshme si fakte. Shqiptari më i fundit, në dritën e diellit, kur dëgjon që kilometri i rrugës do të jetë më miliona euro, i padëgjuar si në asnjë rrugë tjetër, kur dëgjon që do paguajë taksë rruge sa i bën karburanti i makinës, kur dëgjon që qindra milionë euro të tjera janë shpronësime dhe do mbeten në kurrizin e tij, e ka të qartë që shpërdorimi këtu ulërin. Sot gjëja e parë që kërkojnë shqiptarët, nga i pari tek i fundit, pa asnjë përkatësi politike, pasi janë të vjedhur të gjithë njëlloj, është që kërkojnë drejtësi. Dhe elementi i parë është Prokuroria shqiptare, SPAK-u, të cilët duhet të lëviznin që dje. Që dje duhet të ishte hapur dosja, duhet të kishte filluar hetimi, duhet të ishin thirrur të gjithë funksionarët e lartë, nga kryeministri e të tjerë, dhe ata që bënë publike aferën. Por ne u bëjmë sërish thirrje sot, të mos humbasin asnjë sekondë për ta zbardhur këtë aferë të tmerrshme.
Është një provë e madhe për SPAK-un shqiptar për të treguar integritet, pasi një ditë më vonë SPAK-ut do t’i mbetet vetëm një alternativë, duke mos vepruar sot. Do t’i mbetet bashkëfajtorësia me të korruptuarit dhe grabitqarët e qeverisë, për të cilën pastaj do të duhet të përgjigjen të dy së bashku”, deklaroi Vasili.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...