“Makinat do paguajnë të paktën 17 euro”,Dorjan Teliti: PPP e rrugës Milot-Fier, afera më e madhe korruptive me miliarda euro

E Enjte, 02 July 2020 15:46

 

Përfaqësuesi i PD për çështjet ekonomike Dorjan Teliti deklaroi se rruga Milot-Fier me një shumë prej 1.2 miliardë eurosh është afera më e madhe korruptive e qeverisë ‘Rama’.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Teliti theksoi se çdo gjë në këtë tender është përcaktuar, madje dhe fituesi. Sipas tij, pavarësisht se qytetarët kanë paguar për rrugën e Fierit, tashmë do të paguajnë sërish nga e para, ndërsa foli për një taksë që shkon të paktën 17 euro.

“Kishim parë dhe kishim dëgjuar në 7 vite, çmenduri nga më të ndryshmet. Por s’kishim dëgjuar kontrata apo vjedhje miliarda euro. Të arrinim në shifra marramendëse për të marrë tokën e privatëve dhe duke ia dhënë me koncesion të huajve për një projekt që janë deklaratat e kryeministrit dhe ministres së Transportit dhe asaj të Financave. Po përpiqen që të shpallin tenderin. Çdo gjë është paracaktuar. Dihet nga vet ata që po merren me letrat se kush do të jetë fituesi. PD po bën hetimet e veta, për të zbardhur në mënyrë më të plotë. Kemi dëgjuar çmenduria, por të arrinim tek shifra 1.2 miliard euro, kjo ishte e padëgjuar dhe e paparë. Ne kemi për detyrë që të denoncojmë. Ne ishim në krizë sociale dhe ekonomike para tërmetit dhe pandemisë. Ajo që na prezanton është dejavu i sjelljes 7-vjeçare. Një koncesion të radhës, tashmë prej miliarda eurosh, Është shprehja e kryeministrit që tha; s’keni parë gjë akoma. Dhe vërtetë që s’kishim parë gjë akoma.”, tha Teliti.
Po ashtu, ai bëri të qartë faktin se PD nuk është kundër ndërtimit të projekteve të tilla, por jo duke abuzuar me taksat e shqiptarëve. Sipas tij, akset e vjetra duhet të qëndrojnë, dhe më pas i takon qytetarëve se kë duhet të zgjedhin kur udhëtojnë.

 

“Në të gjithë botën ka rrugë me pagesë dhe pa pagesë. Në Itali ke një aks vendi që është shtetëror. Nëse nuk paguajmë sot asnjë qindarkë nga Tirana në Fier, ne e kemi falas rrugën, se e kemi paguar atë. Projekti parashikon që 63 % e rrugëve tona mos të jenë të disponueshme. Nëse ne shkojmë në Fier, do paguajmë një tarifë, edhe pse e kemi paguar më parë lekë, Ne shqiptarët duhet të kemi alternativën. Ne nuk jemi kundra investimeve, por jemi kundër marrjes së rrugëve të ndërtuara që ne dikur kemi paguar dhe të paguajmë sërish. Të përshkruash rrugën Milot-Fier do paguash të paktën 17 euro. Kjo është tarifa për makinat e thjeshta. Për makinat e biznesit është më e lartë. Po çfarë do ndodhi me këto biznese transporti? Janë të detyruar që të paguajnë këtë taksë të re. Ne nuk do anulojmë vetëm këtë koncesion, por të gjitha kontratat do kalojnë në filtër. Në rastin konkret ne jemi në hetim e sipër dhe shpresojmë që të mblidhen dokumentet dhe jemi vetëm në majën e ajsbergut.”,- theksoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...