KLGJ:Ardian Dvorani pa mandat nga viti 2014

Premte, 03 July 2020 08:14

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka publikuar dje vendimin për largimin nga detyra të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Vendimi për Dvoranin u mor më 11 qershor, ndërsa dje KLGJ ka dërguar zyrtarisht dokumentet ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, ku e informon se ka të drejtën ankesës në gjykatë. Gjithashtu, KLGJ e informon Dvoranin se ka të drejtën ligjore që të marrë detyrën si gjyqtar i Apelit dhe për këtë duhet të kthejë përgjigje brenda javës. Në një prononcim për mediat Dvorani deklaroi dje se “po shikon mundësinë që të bëjë padi në gjykatë ndaj KLGJ-së”.

Edhe pse Dvrorani ka të drejtë të ankohet për shkarkimin e tij, argumentet juridike të KLGJ-së nuk lënë vend për asnjë dyshim se vendimi është marrë duke zbatuar Kushtetutën. KLGJ thotë se Dvorani është zgjedhur në vitin 2005 në Gjykatën e Lartë dhe mandati i ka përfunduar në vitin 2014, duke konsumuar një mandat të plotë prej 9 vitesh. Sipas ligjit, anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk kanë të drejtë rizgjedhje në këtë detyrë. KLGJ shprehet se me emërimet e tre gjyqtarëve Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe mandati i Dvroanit quhet i zëvendësuar dhe Gjykata e Lartë funksionon normalisht. KLGJ sjellë në vëmendje një vendim të ngjashëm të Gjykatës Kushtetuese të marrë në vitin 2012, ku thuhet se vazhdim i mandatit të një gjyqtarit përtej afateve kushtetuese nuk garanton pavarësinë e gjykatës. Pra, anëtarët e KLGJ jo vetëm vënë në dukje shkeljet ligjore të Dvoranit me mbajtjen e detyrës në mënyrë të padrejtë për 6 vjet, por vënë në pikëpyetje dhe pavarësinë e Gjykatës së Lartë, për sa kohë Dvorani ka mbajtur detyrën në mënyrë të padrejtë.

 

Argumentet e KLGJ rrëzojnë gjithë mbrojtjen e Dvoranit për mbajtjen e mandatit për 6 vjet. Vazhdimi i mandatit të tij pas vitit 2014 është shkelje ligjore dhe Kushtetuese. Dvorani thotë se ka qëndruar në detyrë sepse nuk kishte njeri ta zëvendësonte dhe duhet që gjyqtari që të zërë vendin e tij të vij nga radhët e 4 juristëve të spikatur, sipas parashikimeve ligjore për Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë ka sot tre anëtarë të rinj që u zgjodhën nga KLGJ nga radhët e jo gjyqtarëve që janë juristë të shkëlqyer. Gjyqtari i 4-të nga radhët e juristëve mund të dojë edhe disa vite të tjera të zgjidhet, pasi më parë duhen zgjedhur anëtarët nga gjykatat, prokuroritë etj,. Në këtë mënyrë Dvorani kërkonte që nga 6 vite të plotësonte 9 vite duke u bërë rasti i parë kur një gjyqtar mban dy mandate, në shkelje të hapur me Kushtetutën. Në fakt Dvoranit nuk i duhej vetëm mandati në Gjykatën e Lartë, por drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në këtë funksion, ai kish mundësi të caktonte emrat e juristëve që kandidonin për postet kyçe të drejtësisë dhe të kontrollonte gjithë reformën në drejtësi. Vendimet e KED gjatë kohës që drejtohej nga Dvoranit janë të gjitha në pikëpyetje për shkak të qëndrimeve jo ligjore të tij. Raporti i Komisioni të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese tregoi me fakte se çfarë ishte gatuar në mbledhjet e mbyllura të këtij institucioni. Ish-kreu i KED ngatërroi qëllimisht listat e kandidatëve, vonoi procedurën dhe mori kompetencat e Presidentit të Republikës duke prishur gjithë garën për Gjykatën Kushtetuese. Qëllimi ishte që në Gjykatën Kushtetuese të mos shkonin juristët që e meritonin, por ata që kishin lidhje me Rilindjen. Dvorani ishte një nga pikat kyçe që lidhte PS me reformën në drejtësi, pasi në vitin 2005 u propozua nga PS dhe u votua nga shumica socialiste e asaj kohe për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Sa u votua nga PS dhe pasi ishte pjesëmarrës në takimet politike të rilindjes, Dvorani e justifikoi besimin politik duke shërbyer si rilindas. Edhe beteja e tij personale dhe sulmet personale ndaj institucionit të Presidentit të Republikës nuk ishte ajo mes një gjyqtari të lartë dhe profesionist, por ajo mes një militantit në KED dhe kreut të shtetit.

Dje KLGJ ia vuli edhe me shkrim se ku është Ardian Dvorani

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...