Zbardhet skema mafioze,se si institucionet shtetërore manipulojnë tenderat

Premte, 03 July 2020 13:51

Në raportin e fundit për prokurimet publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbardhur edhe një prej skemave mafioze dhe korruptive që përdorin institucionet publike për të rritur vlerën e tenderave dhe më pas për të përjashtuar konkurrentët duke lënë në garë, vetëm një subjekt të paracaktuar fillimisht.

Sipas KLSH, fillimisht institucionet abuzojnë me shprehjen ‘dhe/ose’ për të fryrë fondin limit, më pas shtrëngojnë rregullat e pjesëmarrjes për të lënë në garë vetëm një konkurrent

Gjatë auditimeve të kryer nga KLSH ka rezultuar se, po thuajse në të gjitha institucionet qendrore dhe vendore, entet e tjera shtetërore dhe shoqëritë publike ka një fryrje të fondit limit nga ana e autoriteteve kontraktore për shkak të mungesës së qartësisë në legjislacion të metodologjisë së përllogaritjes së fondit limit në një procedurë prokurimi, duke vendosur për secilën alternativë shprehjen ‘dhe/ose’, në mungesë të një radhe dhe përcaktimeve se si duhet kryer secila alternativë në përllogaritjen e fondit limit.
Pas këtij veprimi evaziv, shpjegon Kontrolli i Lartë i Shtetit, autoritetet kontraktore me vendosjen e ekzagjeruar të kritereve të veçanta të kualifikimit, procedura e prokurimit çohet drejt pjesëmarrjes të vetëm një konkurrenti, pra në përcaktimin e fituesit që në shpalljen e tenderit.

‘Në rastin e studimit të tregut, autoritetet kontraktore do të duhet të komunikojnë ngushtësisht dhe brenda një kornize ligjore me organet tatimore, pasi operatorët ekonomikë që janë objekt studimi, të dhënat e veprimtarisë tyre tek organet tatimore i raportojnë. Veç këtyre, e njëjta gjë duhet bërë dhe me organet doganore, kryesisht në kontratat e furnizimeve’, rekomandon në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit për të shmangur abuzimet me tenderat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...