Berisha pret Hotin: Rëndësi jetike bashkëpunimi midis dy vendeve në kuadrin bilateral dhe rajonal

Premte, 03 July 2020 19:59

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim ditën e sotme kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Gjatë takimit Berisha e uroi Hotin për misionin e tij si kryeministër si dhe mbi rëndësinë jetike të bashkëpunimit midis dy vendeve tona dhe për projektet kryesore që mund të ndërmerren në të gjitha fushat në kuadrin e këtij bashkëpunimi bilateral por edhe rajonal.

 

‘Të dashur miq, sot pata një takim me kryeministrin e Kosovës, zotin Avdullah Hoti, i cili gjendet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

 
 
 

Në këtë takim pata rastin t’i uroj direkt zotit Hoti suksese në detyrën e lartë dhe misionin tejet të rëndësishëm të Kryeministrit të Republikës së Kosovës që i besoi koalicioni qeveritar i kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

 
 

Gjatë takimit diskutuam gjerësisht mbi rëndësinë jetike të bashkëpunimit midis dy vendeve tona dhe për projektet kryesore që mund të ndërmerren në të gjitha fushat në kuadrin e këtij bashkëpunimi bilateral por edhe rajonal.

Zoti Hoti më përcolli urimet dhe përshëndetjet e kryetarit të LDK zoti Isa Mustafa dhe unë përfitova nga ky rast për t’i dërguar zotit Mustafa urimet e mia më të mira dhe mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin miqësor e të frytshëm që kemi patur njëri me tjetrin dhe midis dy partive tona që në themelimim e PD e në vazhdim.

Takimi ishte i hapur dhe kaloi në frymën e mirëkuptimit të plotë. Sb’

Login to post comments