VOA:19 vdekje në 8 ditë prej koronavirusit në Shqipëri

Saturday, 04 July 2020 13:57

 

Në Shqipëri vazhdojnë të thellohen pasojat tragjike të epidemisë Covid-19.

Dy zonja nga Tirana, njëra 67-vjeçare dhe tjetra 73-vjeçare, humbën jetën në Spitalin Infektiv në 24 orët e fundit.

Bashkë me to shkoi në 74 numri i të vdekurve nga Covid-19, qysh nga fillimi i muajit mars.

8 ditët e fundit, në kohën mes dy fundjavave, kanë vdekur 19 persona prej koronavirusit, pra 2-3 persona në ditë; mes tyre ishte edhe një mjek i njohur.

Në Spitalin Infektiv mbahen të shtruar 88 pacientë, 9 nga të cilët janë në terapi intensive.

Këtë fundjavë u zbuluan edhe 67 qytetarë të tjerë të infektuar me Covid-19, me të cilët numri i përgjithshëm i të infektuarve aktivë shkoi në mbi një mijë e 100 persona.

Ata gjenden shumica në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Elbasan, Korçë dhe Kurbin. Shpërndarja e rasteve përfshin edhe Krujën, Kukësin, Fierin, Lezhën, Lushnjen dhe Kamzën.

Nga fillimi i epidemisë, Shqipëria ka shënuar mbi 2 mijë 800 raste me Covid, të cilat i ka zbuluar me mbi 28 mijë testime gjithsej.

Mjekët po u bëjnë thirrje banorëve që të përdorin maska dhe masa të tjera mbrojtëse, por shumica e njerëzve po tregohen të pakujdesshëm.

Një pjesë e madhe i janë kthyer punës pas 3 muajve karantinë, ndërsa pjesa tjetër kanë nisur pushimet vjetore dhe udhëtimet turistike në këtë stinë të nxehtë.

Vdekjet dhe infektimet e javës së fundit vërtetuan se temperaturat e larta të motit nuk pakësuan përhapjen e koronavirusit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...