‘’S’ka ditë pa viktima nga COVID-19’’, Spahia: Situata jashtë kontrollit, bëhu burrë Edi Rama, njëherë të vetme në jetë mbaj përgjegjësi!

Saturday, 04 July 2020 16:24

 

Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia konstaton se tashmë në Shqipëri nuk ka ditë pa viktima nga COVID-19 teksa akuzon kryeministrin Rama dhe ministres Manastirliu si përgjegjës të situatës.

Sipas Spahisë, nuk ka strategji për përballimin e kësaj situate e cila tashmë ka dalë jashtë kontrollit teksa thotë se Rama në kohën kur duhet të ndihmonte vidhte me tendera buxhetin e shtetit.

Spahia i bën thirrje Ramës të bëhet burrë, dhe njëherë të vetme në jetën e tij të mbajë përgjegjësi për situatën, dhe jo nga kërcënimet e mëparshme, tashmë të fshihet prej situatës.

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

EDI RAMA, KOHA PER T’IU PERGJIGJUR SHQIPTAREVE!!!!

Nga shifrat që publikohen cdo ditë është e dukshme, se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë është Covid-19, ai që “drejton” e jo autoritetet që e menaxhojnë atë.
Pasi izoloi rreptësisht shqiptarët (ajo kohë duhej mirëpërdorur), Edi Rama dështoi të merrte masa për menaxhimin e situatës nga pandemia!
Fakt është se sot spitalet janë vatrat kryesore të infeksionit dhe përgjegjësit e rritjes së numrave, si në personelin shëndetësor ashtu edhe tek qytetarët!
Testimet me pikatore në kohën e izolimit dhe ato të papërfillshme në raport me situatën këtë periudhë, dëshmojnë se nuk ka një strategji konkrete për t’u përballur me këtë situatë!
Mes ministres që quan “punë” publikimin e fotove e videove të propagandës, e zërave që dalin përditë, që recitojnë nevojën për higjienë e distancim social, kjo qeveri që moralizon qytetarët, qartazi e ka lëshuar situatën dhe është dorëzuar para saj

Në kohën kur duhej të merrte masa, që në periudhën e izolimit, Edi Rama e kishte mendjen të prodhonte gënjeshtra, se vendi kishte numër të ulët të prekurish, kur thjesht kryente shumë pak testime, pavarësisht thirrjeve të OBSH e opozitës “Testoni, testoni, testoni”!!!
E kishte mendjen të vidhte buxhetin e shtetit, përmes tenderave sekretë me cmime të fryra (për të cilat SPAK ende nuk po ndihet), e të bënte lypësin me partnerët ndërkombëtarë!
Tani ka pacipësinë të fajësojë qytetarët për daljen e situatës jashtë kontrollit, kur në fakt i vetmi përgjegjës është vetëm Edi Rama!!!
Asnjëherë nuk ua vuri veshin propozimeve tona, bazuar në një ekspertizë profesionale të angazhuar enkas nga PD edhe pse nuk është detyra e opozitës të jetë këshilltari i qeverisë! E kemi bërë në mënyrë të përsëritur me bindjen se ky virus i panjohur kërkonte një ekspertizë sa më të gjerë e impenjim maksimal nga të gjithë. Por teksa injoroi cdo këshillë e situata i ka dalë jashtë kontrollit, është koha që Edi Rama të mos fshihet por t’u thotë shqiptarëve:

– A ka një plan? A ka një strategji për të vënë nën kontroll këtë situatë?
– Cilat janë masat që po ndërmerr, në kuadër të cilës strategji?
– Cfarë po bën për sigurinë shëndetësore të shqiptarëve?
Eshtë anormale që njeriu që ndillte panik e kërcënonte me gjoba e burg, tani fshihet kur nuk ka ditë pa viktima për shkak të Covid-19? Cili kryeministrër i përgjegjëshëm injoron një situatë të tillë, por shfaqet sikur ka prioritet cështje gjeopolitike?
Vetëm fajtorët e papërgjegjshëm e të pamjekuar mendërisht fshihen pas zonjave, që nxjerrin për të lexuar shifra në rritje, viktima e të prekur, apo foto të laboranteve të ISHP-së. Po, ato po e bëjnë më së miri punën e tyre! Po ti zonja ministre, po ti z.kryeministër, ju, cfarë dreqin po bëni? Thuajani shqiptarëve, me taksat e të cilëve paguheni, e paguani që nga deliret gjeopolitike, deri tek makutëria e shfrenuar, edhe kur ka situatë pandemie!

Cfarë po bëni, për të menaxhuar këtë situatë përvec videove të turpshme të propagandës, ku ministrja shfaqet si xhandar nëpër biznese, me kërcënim për mbyllje të tyre, kur spitalet i ka vatra infeksioni e të ifektuar ka pothuaj në cdo institucion publik, përfshi kryeministrinë? Sa i pacipë duhet të jesh të luash një teatër kaq mjeran?
Bëhu burrë Edi Rama e njëherë të vetme në jetën tënde! Mbaj përgjegjësi! Ke të bësh me jetë njerëzish që po humbasin ditë pas dite, dhe e ardhmja mund të jetë shumë më e zymtë nëse nuk merr masa, sa më parë!!!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...