Deklarata e Bolton/ Ish-kryeministri: Aktakuza ndaj Thaçit, shpëtoi Kosovën nga ndarja

Diel, 05 July 2020 12:45

sh-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së John Bolton, se kërkesën për ndarjen e Kosovës e kishte bërë Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç.

Ish-kryeministri ka publikuar deklaratën e Bolton, ndërsa deklaron se aktakuza e bërë ndaj ‘Miladinin shqipfolës’, ishte shpëtimtare për Kosovën.

 

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

 
 

‘Bomba' e ish-këshilltarit të Trump: Shkëmbimin e territoreve e kërkuan Thaçi dhe Vuçiç

 
 

Miq, po e postoj për ata që nuk kanë të qarte se pse aktakuza për Miladinin shqipfolës shpërfytyroi Zografin Bis dhe pse ajo akt akuzë ishte shpëtimtare për Kosovën dhe kombin shqiptar. 

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton vendos më në fund të flasë pa dorashka.

Ambasadori i karrierës ka vënë gishtin për të treguar ideatorët e vërtetë të idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin si ideatorë të një projekti që ai nuk e ka kundërshtuar.

 ‘Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar’ ka thënë ai për emisionin ‘Fokus’ të gazetarit Robert Papa.

Bolton në intervistën ku ka folur edhe për librin e tij të ri kundër Trump, ka pranuar edhe se kjo ide kundërshtohej nga disa vende europiane, por ka theksuar ai nëse dy vendet arrinin marëveshjen, vështirë se dikush do të kishte forcë ti dilte kundër.

‘Një nga gjërat që do të diskutonim ishte këmbimi i tokave, por në Ballkan dhe Europë u prit me kundërshtime se kishin frikë se një shkëmbim tokash atje mund të ndodhte edhe në Europë gjetkë. Kjo ka ndodhur në histori, diçka me të cilën duhet të jetoni, ta pranoni. Nëse Kosova dhe Serbia do kishin arritur marrëveshjen, dhe do të ishte një pjesë e saj ndërrimi i tokave, dhe një pjesë e BE do ishte kundër dhe do e kundërshtonte vallë? Kjo nuk do ndodhte’, është shprehur ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...