Presidenti Ilir Meta deklaroi se prej kohësh ka nisur puna për krijimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa nënvizoi faktin se institucioni i Presidencës ka frymë bashkëpunuese me instancat e tjera.
Pyetjes së një prej gazetarëve se; Ju keni pasur një takim me kryepalramentarin Ruçi për të ngritur një grup të përbashkët pune për një sërë çështjesh, mes tyre për krijimin e Gjykata Kushtetuese. Kur do të nisë puna nga ky grup i përbashkët?”, kreu i shtetit iu përgjigj se; “Ne kemi nisur punën prej kohësh. Kemi frymë bashkëpunuese me të gjithë institucionet dhe ua kemi bërë të qartë pikave tona të kontaktit.”.