HASHIM THACI DHE EDI RAMA DUHET TE JAPIN DOREHEQJE DHE TE GJYKOHEN PER TRADHETI KOMBETARE!

Hënë, 06 July 2020 14:02

Nga Aleksander Biberaj

HASHIM THACI DHE EDI RAMA DUHET TE JAPIN DOREHEQJE DHE TE GJYKOHEN PER TRADHETI KOMBETAR! QEVERIA HOTI E PROJEKTUAR NGA HASHIM THACI SI QEVERI KURBAN KOLABORACIONISTE E SERBISE! KOSOVA DUHET TE SHKOJE NE ZGJEDHJE TE REJA! VETEM NJE QEVERI MBAREKOMBETARE E DALE NGA ZGJEDHJET DHE NJE PRESIDENT I RI I VOTUAR NGA PARLAMENTI I RI MUND TE NEGOCIOJNE ME SERBINE! NEGOCIATAT ME SERBINE SI PALE E BARABARTE APO SUPERIORE DHE JO SI VASAL!

Ish-Keshilltari i Sigurisë së Presidentit Amerikan Donald Trump, John Bolton tronditi por edhe qartësoi në fundjavë opinionin publik shqiptar kudo që ndodhet, me rrëfimin e tij për gazetarin Rober Papa, duke ndërtuar skemën e krimit të Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, me bekimin, lobimin dhe mbështetjen edhe të Tony Blairit dhe të Alex George Sorosit. Tani pazlli është mëse i qartë dhe i plotë, dhe dihet se çfarë ka ndodhur që nga viti 2018, kohë kur Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi lançoi i pari idenë e copëtimit të Kosovës, nëpërmjet “shkëmbimit të tërritoreve” apo “ndarjes së kufijve”. Hashim Thaçi me përkrahjen, lobimin dhe mbështetjen e Edi Ramës, ka bërë pazare të pista me Aleksandër Vuçiçin për trojet shqiptare të lara në gjak shqiptarësh ndër shekuj, ka bërë pazare të pista me armikun e betuar të shqiptarëve, pasuesin e Sllobadan Milloshevicit dhe Vojisllav Sheshelit, me atë që do të deklaronte para 25 vitesh se “për çdo serb të vrarë do të vriste 100 muslimanë”. Dhe më e keqja e të këqijave është se ky pazar është bërë në kanale te zeza krejt informale, pa dijeninë dhe pa miratimin e Kuvendit, Qeverisë apo Partive Politike në Kosovë, duke shkelur jo vetëm kompetencat e tij kushtetuese si garantues dhe mbrojtës i sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Kosovës, por edhe Kushteteutën dhe Legjislacionin në Kosovë. Gjithçka që ka bërë Hashim Thaçi ka qenë në funksion të copëtimit të trojeve shqiptare, përfshirë edhe rrëzimin e qeverisë legjitime të Albin Kurtit dhe krijimin e qeverisë kukull “Hoti”, qeveri që varet nga Hashim Thaçi dhe votat serbe, me sa duket qeveri kjo e projektuar nga Hashim thaçi për të qenë qeveri kolaboracioniste me Serbinë e Aleksandër Vuçiçit. Shkaqet dhe arsyet, pasi të japë dorëheqje si President, le t’ia shpjegojë gjykatës Hashim Thaci, kur të paditet për tradhëti kombëtare dhe cënim të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Kosovës. Fatkeqësisht palë dhe bashkëpunëtorë shumë aktivë, lobuese dhe mbështetëse është bërë edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili e ka mbështetur këtë projekt të zi, duke mbështetur pa rezerva Hashim Thaçin, përfshirë edhe vizitën e turpshme dhe të dështuar që bëri në Kosovë javën e kaluar. Edi Rama ka lobuar nëpërmjet këshilltarit të tij britanik dhe noterit e tij politik, duke pasur si zëdhënës këshilltarin tjetër shqip-folës Baton Haxhiun, i cili ka shkuar edhe më tej se copëtimi i Kosovës, duke kërkuar amnisti për krimet makabre serbe në Kosovë. Pengesa që quhej Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë me emrin Ditmir Bushati, duhej “hequr qafe” nwpwrmjet zëvëndësimit pa asnjë shkak me Gencin e Batonit në dhjetor 2018!? Të njëjtat shkelje që ka bërë Hashim Thaçi në Kosovë ka bërë edhe siamezi i tij në Tiranë, “lideri global” Edi Rama, duke shkelur Kushtetuten dhe Legjislacioni respektiv, pasi nuk ka njoftuar as Presidentin, as Kuvendin, as Qeverine dhe as Partitë Politike. Në këto kushte, gjëja e parë do të ishte doreheqja e të dyve, si e Hashim Thaçit ashtu edhe e Edi Ramës, pasi kanë tentuar të cënojnë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Kosovës, gjë që juridikisht klasifikohet si tradhëti kombëtare, dhe siç parashikon edhe legjislacioni është vepër juridikisht e dënueshme. Nga ana tjetër, është mëse e qartë që qeveria “Hoti” nuk ka legjitimite moral dhe as mbështetje popullore, aq më pak për të negociuar me Serbinë kur varet nga votat serbe, kështu që Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, sa më shpejt që të jetë e mundur, ku një qeveri 100% shqiptare, me legjitimitet të plotë, pse jo një koalicion gjithëpërfshirës, të zgjedhë një president të ri, dhe të negociojë me Serbinë si palë e barabartë apo superior, dhe jo si vasal!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...