Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetët e maxhorancës dhe zyrtarët lokal ku sipas tij nuk respektojnë rregullat kundër COVID-19. Berisha ka publikuar disa fotot të deputetëve të PS-së, të cilët sipas tij janë mbledhur sëbashku “gju më gju”, për të festuar.
Ndërkohë që sipas Berishës, Bashkia e Korçës ka organizuar me fëmijët një “Covid party”.
Ish-kryeministri ka theksuar se qëndrimet të tilla duhet të dënohen, ndërkohë që i ka bërë thirrje qytetarëve të mos ndikohen nga sjellja e rrezikshme .
“Rregullat kundër Covid 19 nuk janë për narkozyrtaret por janë veten për qytetaret!
Këtu me pusht keni dy foto: Narkodeputete dhe ndrikulla te narkoparlamentit gëzojnë se bashku gju me gju njeri me tjetrin.
Ne foton tjetër narkobashkia e Korçës organizon me fëmije “Covid19 party” apo festen e infektimit nga Covid19.
Duke dënuar qëndrime te tilla te papërgjegjshme qe përhapin infeksionin, ju bej thirrje qytetareve te mos ndikohen nga këto qëndrime shume te rrezikshme. Sot qe Covid 19 ne Shqipëri ka dale tërësisht jashtë kontrolli për shkak te keqmenaxhimit te keq nga Xhahili i Surrelit”, thekson ish-kryeministri.
Më tej, Berisha shkruan se kjo do jetë një betejë e gjatë, ndaj ka apeluar ndaj qytetarëve që të mbajnë maska dhe të respektojnë rregullat e higjienës personale.
“Ju bej thirrje qytetareve: 1-Te shmangin çdo grumbullim, shtrëngim duarsh dhe te respektojnë distancën nga njeri – tjetri. 2-Te vendosin masken sapo te dalin nga shtëpia
3-Te respektojnë rregullat e higjienës personale.
Kjo është beteje e gjate, këto masa janë jetike për te mbrojtur veten, familjen dhe mjedisin ku jetojmë”, shkruan Berisha.