Kryemadhi: ‘Shqiptarët në koalicion kundër Edi Ramës, numrat e nxjerrin humbës’

Hënë, 06 July 2020 22:11

E ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli mbi propozimin e opozitës parlamentare për lista të hapura dhe hyrja në zgjedhje pa koalicione. Kryemadhi tha se kjo është një lojë e Edi Ramës i cili sipas saj po përdor deputetët që kanë marrë mandatin. Ajo tha se të gjitha sondazhet, Ramën e nxjerrin humbës dhe i frikësuar nga uniteti i opozitës ai po përpiqet të luajë siç luajti në zgjedhjet e vitit 2017.

Shumë e debatueshme ka qenë rrethana e kërkesës për shmangien e koalicioneve. A jeni ju dakord që të shmangen koalicionet?

 
 

Unë jam e bindur që z. Rama e di shumë mirë që sot shqiptarët janë në koalicion kundër tij dhe të gjithëç numrat atë e nxjerrin humbës. Ne të gjithë bëjmë sondazhe, nuk ka parti politike që nuk bën sondazhe, janë pafundësisht ato që bëjnë sondazhe.  Sot qytetari shqiptar lexohet shumë kollaj. Z. Rama mendon që mund të jetë si në 2017-n kur luajti jashtëzakonisht bukur me opozitën, me LSI-në, me PDIU-në dhe shumë parti të tjera duke ecur me idenë ‘përça dhe sundo’ , që është një nga teoritë që funksionon.

 
 
 

Ka më shumë se dy vjet që të gjitha partitë politike janë të bashkuara, janë në grup dhe ai nuk po gjen dot as pikën më të vogël të rrjedhjes apo të mungesës së solidaritetit apo të unitetit të opozitës.

 
 

Dhe normal që ai do të kërkojë të krijojë rryma të tilla sikur ushtron një presion. Kjo çështje nuk është një çështje e opozitës, por është një çështje e z. Rama që ai e ka me komunitetin ndërkombëtar, e ka me Brukselin, e ka me SHBA.

Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që Sekretari i Shtetit Amerikan të bëjë deklaratë përshëndetëse për një deklaratë që u nënshkrua nga tre burra dhe një grua. Pra do të thotë që fokusimi i SHBA dhe BE është i qartë tashmë që Shqipëria ka vetëm një rrugë, atë drejt Bashkimit Evropian.

Që të shkojë drejt kësaj rruge kërkohen institucione funksionale, një sistem drejtësie funksional, kërkohet një administratë publike jo e politizuar në shërbim të qytetarëve, kërkon një sistem arsimor ku çështja e ditës të mos jetë çfarë bëri Turi se na iku truri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...