Situata e COVID-19/Kryemadhi:4 muaj vumë gjoba dhe nuk bëmë testime, sot vuajmë pasojat

Tuesday, 07 July 2020 17:50

 

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli në lidhje mbi situatën e COVID-19 në vendin tonë.

Sipas saj, në 4 muaj Shqipëri nuk bënë testime për të mbajtur nën kontroll situatën por u fokusua në gjobitjen e qytetarëve.

Kryetarja e LSI shtoi se, masat e marra nga qeveria nuk ishin të studiuara por sipas humorit të kryeministrit

"Ajo që dua të theksoj, është që shqiptarët u mbajtën 4 muaj të bllokuar nën emrin e Covid-it, dhe nuk tentoi njeri që të bënte një test, ndërkohë gjithë bota dhe gjithë Europa izolonte dhe vendoste disa masa të distancimit social dhe duke bërë dhe testimet në masë të madhe. Ndërkohë që qeveria jonë vendoste nga 50 mijë gjoba në ditë, në Gjermani bëheshin 50 mijë testime. Ndërkohë që dëgjonim me mijëra deklarata të kryeministrit në Facebook, ndërkohë që në çdo vend të Europës bëheshin me mijëra testime dhe aty ku evidentohej rasti me Covid, atëherë izolohej dhe merreshin masat mbrojtëse. Nuk është se ne do të bënim ndonjë eksperiment, nuk është se ne do të bënim diçka ndryshe nga ajo çfarë po bënin shtetet e tjera. Edhe në Itali po të shikoni, që Lombardia ishte një nga qendrat më të sulmuara, masat dhe izolimi i qytetarëve nuk ishte aq pa logjikë, siç ndodhte në Shqipëri. A mund të më thoni ju pse në orën 5 e gjysëm dilte virusi dhe deri në atë orë ishte brenda, kur ndërkohë qytetarët lejoheshin 2, 3 apo 5 orë dhe dyndeshin të tërë qoftë në tregjet e shumicës, sepse të jemi të sinqertë pandemia krijoi një gjendje të jashtëzakonshme për xhepat e shqiptarëve dhe të gjitha familjet, sidomos pensionistët, drejtoheshin drejt tregjeve të shumicës", u shpreh Kryemadhi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...