Ambasadorja Kim eksploron Shqipërinë!Vizitë në Butrint e Sarandë:Do të rikthehem më shpesh

E mërkurë, 08 July 2020 11:04

Ambasadorja Kim eksploron Shqipërinë! Vizitë në Butrint e Sarandë: Do të rikthehem më shpesh
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka udhëtuar përgjatë bregdetit të Jugut në një vizitë të parë njohëse me resurset turistike dhe sfidat, me të cilat turizmi po përballet në këtë periudhë të vështirë.

Ajo u ndal në Sarandë dhe në Butrint ku është pritur nga autoritete lokale dhe u shpreh e befasuar me potencialin e gjithë vijës bregdetare, bukurinë jo vetëm natyrore, kulturore dhe arkeologjike por edhe investimet e shumta në funksion të turizmit.
Nga Saranda ku ajo u prit nga kreu i bashkisë Ardian Gurma, znj. Kim tha se u gjend e mrekulluar nga qyteti dhe se do të rikthehet shpesh. Ambasadorja rikonfirmoi përshtypjet në Butrint.

Ekipi i menaxhimit të situatës lidhur me turizmin i prezantoi znj. Kim dhe stafit të saj përpjekjet e biznesit për të përshtatur strategjinë lokale me kushtet e reja për një turizëm që do të jetë i orientuar këtë vit te tregu vendas e drejt mbrojtjes së shëndetit të klientëve dhe ofruesve të shërbimeve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...