Rilindasit në garë lëpirjeje ndaj Ramës/Shihni ç’bëri Erion Veliaj

E mërkurë, 08 July 2020 12:19

 

Rilindja po preket nga një sindromë fundpushteti: servilizmi deri në lëpirje ndaj liderit të plotfuqishëm. Pas grave dhe burrat janë vënë në garë se kush i thurr më shumë lavde Edi Ramës.

Pas shprehjes së fushatës së Elisa Spiropalit që e quajti Skënderbe, pas Mimit Kodhelit që kur ishte ministre e Mbrojtjes, e shpalli artist me famë botërore, pas Milva Ikonomit që si ministre e Ekonomisë i dha titullin “brandi ndërkombëtar i Shqipërisë”, këto kohët e fundit gara është bërë më e ashpër.

Një tjetër ministre, Belinda Balluku nuk i ka shpëtuar virusit të femrave rilindase që adhurojnë Edi Ramën. Ajo duke i kthyer përgjigje skeptikëve që sipas saj kanë deklaruar se kjo është qeveria e drejtoreshave dhe zv. ministrave deklaroi: “Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente jo bazuar në bindjen politike, por në punën që ata kryenin… Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës, por do ia dalim”.

 

Po ashtu edhe një mashkull ambicioz si Ervin Bushati ka çuditur shumë kënd kur deklaroi se falë punës së qeverisë në luftën me Covid-19, “Shqipëria është 10 herë më mirë sesa Gjerania dhe 50 herë më mirë se Italia”.

 

Pra ajo që ishte shokuese tani është shndërruar në normailitet aq sa edhe një media pro qeveritare si Report TV nuk nguroi aspak ta shpallte Ramën në një sondazh si liderin bootëror që italianët pëlqejnë më shumë para Merkelit, Makronit, Putinit etj.

Natyrisht në këtë garë nuk mund të mbetej pas as Erion Veliaj. Gjatë prezantimit të një lagjeje të re në Kombinat që do të rindërtohet pas tërmetit ai mbajti një fjalim ku në pak minuar përmendi mbi 10 herë shembullin, meritat, mësimet dhe konsultimet me kryeministrin. Sipas Exit.al që i ka numëruar ato, proverbial në lëpirjen e paskrupullt, Veliaj nuk ka kaluar asnjë minutë pa përmendur Ramën që e kishte përballë në fjalim. Gjatë fjalës së tij prej afërsisht 12 minutash, Veliaj ka përmendur pothuajse çdo 1 minutë kryeministrin Edi Rama.

a furçet e tij fjalë për fjalë:

1.Është një ditë e jashtëzakonshme dhe e veçantë që në prani të kryeministrit me bekimin dhe dashurinë që i keni dhënë gjithë këtij projekti të dëgjonim nga Marko një propozim fillestar të një master plani.

2.Një nga mësimet që kryeministri ma mësoi që në ditët e para është që ne nuk duhet të përsërisim një geto.

3.Jam i lumtur se përkon kjo ditë dhe ky prezantim dhe me një vendim të kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, për të rifilluar punimet me qeverinë japoneze për të përfunduar dhe atë që ka qënë meraku i fundit i Kombinatit.

4.Kur fillova punë si kryetar bashkie, vajta te kryeministri dhe i thashë; Ne s’kemi zgjidhur plehrat, ne s’kemi zgjidhur varrezat.

5.Më kujtohet kur shkuam me kryeministrin, në familjen e Xhesikës, që ishte e vetmja vajzë që humbi jetën në Tiranë, që humbi jetën për shkak të soletës së pallatit.

6.Kam një shprehje të një miku që ma prezantoi Edi në 2015, ku sa isha bërë kryetar bashkie.

7.Në bienalen e Venecias, kishte një pavion për Tiranën, kryesisht për konceptin që Edi kishte për Sheshin Skënderbej, e për kullën ku u bë më pas Plaza.

8.Një nga parimet bazë që një arkitekt thoshte, ishte konsensusi, ajo që thotë Edi tërë kohën.

9.Amaneti që nëna e Xhesikës i tha Edit ishte ‘siç më bëre këtë shtëpi, të të bëjmë një lagje të re në anën tjetër të rrugës’ dhe meqë ra fjala kam qenë me kryeministrin në të 51 shtëpitë që u prekën nga tërmeti.

10.Kam një kënaqësi të jashtëzakonshme të ftoj kryeministrin, që ka qënë promotori i kësaj pune dhe atë njeriun e 03:54 të mëngjesit, për ditë të mira dhe për ditë të këqija./Lapsi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...