Bruksel,Zona euro e minuar nga recesioni zgjedh presidentin

E Enjte, 09 July 2020 09:44

Ministrat e Financave të zonës euro, Eurogrupi, zgjedhin sot presidentin e tyre, një votim i pavendosur për një post kyç, në një kohë kur kontinenti po përballet me recesionin më të thellë në historinë e tij.

Mes 19 ministrave janë tre kandidatë, spanjollja Nadia Calvino, e cila i përket një qeverie të majtë dhe prej shumë kohësh figurë favorite, irlandezi i qendrës së djathtë, Paschal Donohoe dhe liberali luksemburgez, Pierre Gramegna.

I zgjedhur për dy vite e gjysmë, kreu i Eurogrupit bën pjesë tek ata, zëri i të cilëve llogaritet në Bruksel, përkrah presidentëve të tre instuticioneve të mëdha të BE si Ursula von der Leyen (Kommision), Charles Michel (Këshilli), David Sassoli (Parlementi) dhe kreu i Diplomacisë Josep Borrell.

Ai ka për mision të drejtojë takimet mujore të ministrave, objektivi i të cilëve është të sigurojnë koordinim të politikave ekonomike kombëtare.

Gjatë zgjedhjes, parashikuar pasdite, çdo ministër do të ketë një votë për secilin votim. Kandidati i parë që ka fituar 10 vota nga 19 do të fitojë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...