Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjithë këto ditë se nuk ka numrin e nevojshën të votave për të kaluar i vetëm marrëveshjen e 5 Qershorit, por deklarimi i 3 deputetëve të opozitës parlamentare ka ndryshuar të gjithë situatën.
Artur Roshi, Fatjona Dhimitri dhe Besnik Troplini deklaruan votuan pro miratimit pa ndryshime të Marrëveshjes së 5 Qershorit në Këshillin Politik me ndërmjetësimin e SHBA dhe BE.
Kjo çon në 85 numrin e deputetëve, që zoti Rama ka deklaruar se nuk i ka. Pak ditë parë, 3 deputetë të tjerë të opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, Gjetan Gjetani dhe Suzana Topi deklaruan votën Pro miratimit pa ndryshime të Marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.
Edi Rama zotëron në parlament 79 vota, 74 nga zgjedhjet e 2017-ës dhe aleatët që i janë bashkuar qeverisë nga PDIU me deputetë, PSD me 1 deputet dhe ish deputeti i LSI, Robert Bitri, që e çojnë numrin e deputetëve të kryeministrit në 79.