Berisha:Negociatat nuk hapen duke mashtruar edhe me perkthime por duke plotesuar kushtet!

Premte, 10 July 2020 10:43

Nga Sali Berisha
Miq, Edi Rama ka zgjedhur rrugen e mashtrimit te qytetareve dhe jo te plotesimit te kushteve per hapjen e negociatave. Ne kete zgjedhje pas çdo takim ne Bruksel, Berlin e gjetke, ai ka mashtruar shqiptaret me deklarata e madje edhe festa me te ftuar nderi me shampanje dhe fishekzjarre se negociatat u hapen.

Po ne kete model fallsiteti, ai ne menyre te perseritur mohon kushtet pavaresisht se ato shtohen çdo vit nga 5 ne 7, ne 9, ne 13 dhe se fundi ne 15 dhe kjo vetem e vetem se ai jo vetem nuk ploteson kushtet por shkaterron per hir te karriges se tij standarte nderkombetare te arritura ne vite nga Shqiperia. Po ne kete praktike dite me pare ishte mashtrimi i radhes.

Po per kete qellim u spekullua me perkthimin e fjalimit te rendesishem qe kancelarja Merkel mbajti ne Parlamentin Europian me rastin e marrjes nga ajo dhe vendi i saj te presidences se Bashkimit Europian. Sipas varjantit te fallsifikuar te fjales u njoftua me germa kapitale: “Merkel shpalos prioritet. Te hapen kapitujt e pare te negociatave me Shqiperine brenda vitit”. Nderkohe qe kancelarja ne fjalen e saj para parlamentit tekstualisht eshte shprehur: "....Gjate presidences tone duhet te bejme gjithcka per te arritur perparime edhe ne tre fusha te politikes se jashtme. Se pari, ne Konferencen e anetaresimit, se paku me Maqedonine e Veriut e ndoshta edhe me Shqiperine, per ti dhene nje shtytje vendeve te BP ne rrugen e tyre te perspektives se anetaresimit. ....".

Pra MV renditet e para, ndersa per Shqiperine perdoret " gegebenfalls- possibly". Pra “nese paraqitet rasti” ose “nese jane kushtet”.

Mendoj se esencen e fjalimit te kancelares e paraqiti ambasadori i saj ne intervisten e DW, i cili tha se tani topi ndodhet ne fushen tuaj dhe u ndal ne kushtet qe duhen plotesuar per hapjen e negociatave.

Po pse Rama ka zgjedhur mashtrimin ne vend te plotesimit te kushteve?

Ai ka zgjedhur kete rruge me se pari sepse kushtet kufizojne pushtetin e tij te krimit.

Keshtu, shpalljes se Gjushit person non grata pas aferes se Avdylve nga sekretari shtetit, ai i pergjigjet publikisht: te thote ç’te doje Departamenti i shtetit, Gjushi eshte mik i imi.

Kerkeses se Keshillit te Ministrave te BE, Parlamentit Europian dhe Bundestagut per hetimin dhe ndeshkimin e mafiozeve te dosjeve te vjedhjes dhe blerjes se votave, dmth hetimin e ish ministrave, deputeteve, komisareve dhe atij vet, ai i pergjigjet se keto jane kerkesa staliniste, te cilat mund ti plotesonte partia e vitit 1945, me fjale te tjera jane kerkesa staliniste!

Kjo vetem e vetem se hetimi i ketyre dy dosjeve i pervelon prapanicen vet atij. Po ne kete kontekst eshte edhe kapja e drejtesise per te cilen sirenat e para nderkombetare te alarmit bien frikshem ne raportet e fundit te komisionit te Venecias qe kerkojne hapjen e problemit te saj per shkak te pasojave katastrofale te vetingut nga lart poshte qe zgjodhi ne krye te radhes vet Edvini.

Shkaku i dyte madhor i zgjedhjes se rruges se mashtrimit nga Edvin Mafia eshte diskretitimi dhe paraqitja e udheheqesve politik europian para shqiptareve si njerez qe nuk e mbajne fjalen, qe i genjejne shqiptaret pasi ne kemi plotesuar kushtet por ata per arsye te veta nuk hapin negociatat me Shqiperine.

Duke perfunduar, denoj me perçmim si te padenja te papergjegjshme qendrimin e Edvin Mafise ndaj injorimit te kushteve te percaktuara nga BE per hapjen e negociatave dhe ftoj shqiptaret te ngrihen fuqishem kunder Edvin Mafise dhe te shembin muret e krimit dhe korrupsionit, me te cilat ai ka bllokuar hapjen e negociatave te Shqiperise me BE. sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...