Edi Rama deklaroi sot se mbështet nismën e Myslym Murrizit dhe disa deputetëve të tjerë, për hapjen e listave, por tha se me këtë nismë do të ndalojë dhe koalicionet parazgjedhore.
Reagimet e ashpra erdhën mënjeherë, ku kreu i opozitës dhe i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Rama me këtë pohim ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit.
Por një tjetër reagim ka bërë edhe nënkryetari i PD-së, Edi Paloka me një postim në Facebook, ku përveç mesazhit i ka treguar edhe disa foto Edi Ramës.
‘Tani që Rama po kërkon të kalojë çdo kufij vetëm për të mbrojtur pasurinë dhe pushtetin e tij personal, nuk mund të ketë më ‘vija të kuqe’ që ta ndalin popullin të marrë në dorë fatet e tij...
Kjo është e qartë sot për këdo, shqiptarë apo ndërkombëtarë!’, shkruan Paloka që e shoqëron postimin me fotot e mëposhtme.