Bejtja:Për herë të parë ndërkombëtarët janë me opozitën, Ramës i ka mbetur vetëm Murrizi

Premte, 10 July 2020 17:30

 

Nga studio e edicionit të lajmeve të orës 17.00 në Syri, Drejtori I Informacionit në Syri Tv, Andi Bejtja ka komentuar edhe atë që ai e quan çmendurinë e fundit të Ramës i cili po kërkon të ndalojë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, koalicionet parazgjedhore, si e vetmja mundësi për të shpëtuar pushtetin e tij. Bejtja tha se çfarë do të bëjë Rama, I ka të humbur zgjedhjet e ardhshme.

‘Kjo marrëvëshje është certifikuar nga faktorë të mëdhenj ndërkombëtarë, siç është Amerika, apo edhe OSBE që kanë thënë që këto ndryshime edhe po u bënë nuk mund të bëhen një vit para zgjedhjeve.

Basha nuk ka pse të bëhet patericë e Ramës. E vetmja patericë e Ramës është Murrizi dhe ata që ka mbrapa.

Basha mund të bëhet kryeministër edhe në këtë rrugë që po shkon dhe kjo është një fitore e opozitës, kur për herë të parë ndërkombëtarët po bëhen me opozitën pas asaj që ndodhi që dolën nga parlamenti.

 

Është hera e parë që opozita po rikuperon këtë gjë falë edhe gabimeve të Ramës dhe është hera e parë që ndërkombëtarët po njohin Ramën e vërtetë.

Rama kishte varur gozhdën e tij te marrëveshja me Kosovën dhe aty ka dashur të marrë një fitore nga ndërkombëtarët.

Dhe kjo është hera e parë ku Rama nuk ka ku ta varë xhaketën.

Edhe aty dhe flet budalliqe.

Çarë do që të luash nuk shikoj si mund të lidhen listat e hapura me koalicionet.

Kosova dhe vende të tjera si Kosova, i kanë listat e hapura, por koalicionet nuk i ndalon kush.

Mund të ketë 1 ose 2 vende në botë që kanë një sistem të ndryshëm.

Tani Rama nga një gozhdë ku kishte varur xhaketën tani ka mbetur me një gjilpërë pa kokë. Presioni i Ramës do të vazhdojë dhe nuk dihet se si do përfundojë. Rama ka humbur garën me integrimi dhe do shkojë në zonën më të errët për të bërë këto lojra.

Opiozita e ka të fituar garën,

Gjithë këto muaj të fundit bëhen vetëm tendera abuzivë të tmerrshëm dhe nuk qeveriset.

Unë jam i sigurtë që opozita i fiton këto zgjedhje.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...