Pas Ballës dhe Xhafaj edhe Ina Rama me poezi “Ty Parti të duam fort”

E Enjte, 19 Prill 2018 10:20

Ina Rama, ish-Kryeprokurore e Përgjithshme, aktualisht pjesë e institucioneve të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëvenë kuadër të procesit të Vetingut. Ina Rama u përzgjodh me mbështetjen e mazhorancës së majtë të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, në një proces tërësisht të njëanshëm, ashtu sikundër pothuajse të gjithë anëtarët e këtyre institucioneve që do të kalojnë në sitë kolegët e tyre gjyqtarë apo prokurorë.

Deri më tani mediat kanë publikuar foto apo video deputetësh që në rininë apo fëmijërinë e tyre shfaqeshin në krah të ish-diktatorit apo këndonin këngë për të. Fatmir Xhafaj, aktualisht ministër i Brendshëm, është shfaqur në krah të Enver Hoxhës, ndoshta kur ka qenë student.

Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, në fëmijërinë e tij i këndonte Enver Hoxhës.

Dhe si për të plotësuar kolazhin, Ina Rama rezulton që ka shkruar një vjershë për partinë, PPSH-në, paraardhësen e Partisë Socialiste që pak muaj më parë përzgjodhi dhe më pas miratoi në Kuvend kandidaturën e ish-kryeprokurores për institucionet e reja të drejtësisë. Çuditërisht të gjithë ata që kanë pozuar me ish-diktatorin, i kanë kënduar apo kanë bërë vjersha për PPSH ndodhen sërisht bashkë, nën një ombrellë, pavarësisht emërtimit të saj, PPSH apo PS.

Nuk dihet se në çmoshë ka qenë ish-Kryeprokurorja kur ka shkruar vjershën, e ka shkruar vetë apo thjeshtë i kanë vendosur emrin, por titulli i saj është “Të duam fort”.

Ata që kanë kuriozitet mund ta lexojnë më poshtë tekstin e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...