Raporti i KE për Shqipërinë:Godisni korrupsionin në nivelet e larta

Saturday, 11 July 2020 09:43

Ambasadori Luigi Soreca përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se Komisioni Europian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave, për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Shqipërinë.

Soreca shkruan se raporti konkludoi se Shqipëria vazhdon të përmbushë kërkesat ndërsa i kërkon vendit që të fokusohet në fusha të caktuara të sigurisë dhe migrimit ku më shumë hapa nevojiten.

Në raport theksohet se Shqipëria duhet të ndërmarrë masa kundër emigrimit të paligjshëm dhe kundër kërkesave të pabazuara për azil në vendet europiane.

Gjithashtu në raport nënvizohet se Shqipëria të bashkëpunojë me agjencitë e BE dhe vendet anëtare që përballen me presion migrator me origjinë nga Shqipëria.

Ndër të tjera raporti kërkon që Shqipëria të përmirësojë efektivitetin e hetimeve dhe përpjekjet për forcim të ligjit për të luftuar nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shqipëria të përmirësojë të dhënat për rastet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit dhe të shfrytëzojë mbështetjen e dhënë nga Komisioni për të forcuar kapacitetet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...