Rasti Beccheti, Konfidustria:Të gjenden arsyet dhe shkaktarët e këtij dënimi të rëndë

Diel, 12 July 2020 16:18

 

Konfindustria kërkon ndërmarrjen e veprimeve të jashtëzakonshme nga institucionet përkatëse të sistemit të drejtësisë dhe të agjencive qeveritare për përcaktimin e shkaktarëve vendorë të ndëshkimit të Shqipërisë nga Gjykata Ndërkombëtare në rastin Becchetti.

Deklarata e plotë e Konfindustrisë:

Konfindustria kërkon ndërmarrjen e veprimeve të jashtëzakonshme nga institucionet përkatëse të sistemit të drejtësisë dhe të agjencive qeveritare për përcaktimin e shkaktarëve vendorë të ndëshkimit të Shqipërisë nga Gjykata Ndërkombëtare në rastin Beçhetti.

Janë më shumë se 110 milion $ vlera e ndëshkimit financiar të shtetit shqiptar nga gjykatat ndërkombëtare në rastin në fjalë.

Konfindustria vlerëson, se fatura financiare e mësipërme, që shteti shqiptar do të duhet të paguajë, është me e lartë se se vlera e gjithë paketave të ashtuquajtur të ndihmës të marrë së bashku të ofruar nga qeveria ndaj bizneseve dhe qytetarëve shqiptarë në rastin e pasojave të krizës së Covid 19.

Gjendja bëhet edhe më e shqetësuese kur vlerëson, se gjendja e financave publike dhe ekonomia vendore, janë në gjendjen më të vështirë të paktën të 20-vjeçarit të fundit dhe me kah të vazhdueshëm rënës në vazhdimësi. Ekonomia parashikohet të ketë rënie prej 6-9% të PPB dhe borxhi publik i plotë real ka tejkaluar nivelin e 100% të PPB.

Gjithashtu, ndëshkimet nga gjykatat ndërkombëtare lidhur me sigurinë ligjore të bizneseve, godasin drejtpërdrejtë dhe në afatgjatë seriozitetin e shtetit shqiptar përballë tregjeve financiare dhe uljen e mëtejshme të konkurrencës së vendit për tërheqjen e investimeve të huaja.

Konfindustria kërkon, që të është e domosdoshme dhe shtetformuese për sot dhe të ardhmen për të përcaktuar në mënyrë të plotë të gjithë qeveritarët dhe agjencitë publike, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë ndëshkimin e ashpër ligjor dhe financiar ndërkombëtar të rastit në fjalë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...