Rama e godet marrëveshjen e 5 qershorit në 12 nene

Hënë, 13 July 2020 10:19

 

Prekja e Kodit Zgjedhor është e pashmangshme në rast se ndryshohet Kushtetuta siç ka paralajmëruar mazhoranca. Komisioni Evropian, SHBA, Parlamenti Evropian dhe Bundestagu gjerman më shumë se një herë kanë kërkuar që pakti elektoral i miratuar nga të gjitha forcat kryesore politike dhe i monitoruar nga ndërkombëtarët të kalojë pa ndryshime në parlament

Kur deklaroi se do ndërhynte në Kushtetutë për të ndryshuar sistemin, nga lista të hapura në lista të mbyllura, Kryeministri Rama u shpreh se kjo nuk cenonte marrëveshjen e arritur më 5 qershor nga Këshilli Politik, i përbërë nga PD-PS-LSI dhe nën monitorimin e Bashkimit Europian, SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Nga ana e tyre, këta të fundit kanë kërkuar që marrëveshja të kalojë ashtu siç është e paprekur, çka do të thotë që kalimi i kodit në tërësi, duhet t’i bëhet ndërhyrje vetëm në nenet që parashikon marrëveshja në fjalë. Por në rast se ndërhyhet në Kushtetutë për të implementuar ndryshimin e sistemit, atëherë është e detyrueshme të ndërhysh dhe në Kodin Zgjedhor, së paku në nenet që flasin për formulën e përllogaritjes së mandateve, si dhe kudo ku ndodhet fjala “koalicion”.

Të gjitha këto nene duhen ndryshuar ose abroguar. Abrogimi apo ndryshimi i neneve do të thotë automatikisht prekje e marrëveshjes.

Vëzhgimi
Gazeta MAPO ka bërë një vëzhgim në tërësi të Kodit Zgjedhor, dhe rezulton se si pasojë e ndryshimit të sistemit në Kushtetutë, në Kodin Zgjedhor duhet të ndërhyhet në të paktën 12 nene të tij, ndoshta dhe më shumë. Ndërsa dy nene që janë përllogaritja e mandateve duhet të ndryshohen plotësisht.

Nenet 162 dhe 163 flasin për përllogaritje mandatesh në bazë të sistemit proporcional rajonal me lista të mbyllura, ndërsa sistemi proporcional rajonal me lista të hapura kërkon një tjetër përllogaritje. Pra, për ta bërë më të qartë, në rast se në sistemin aktual votat numërohen në bazë të subjekteve pjesëmarrëse në garë, në sistemin e listave të hapura duhen numëruar votat e çdonjërit prej kandidatëve dhe kjo kërkon tjetër formulë llogaritjeje.

Ekspertët e zgjedhjeve thanë për MAPO, se kjo e kthen përmbys Kodin Zgjedhor, madje përshtatjet sipas tyre duhen në gati ¼ e neneve që flasin për zgjedhjet e përgjithshme. Pra, nuk është thjesht një ndërhyrje në Kushtetutë por është ndryshimi i një sistemi të tërë dhe Kodi Zgjedhor është përshtatur për sistemin proporcional rajonal me lista të mbyllura. Hapja e listave, do kërkonte një kod tjetër zgjedhor.

Nenet
Ndërhyrje të tjera kërkojnë dhe nenet që flasin për regjistrimin e partive apo subjekteve në zgjedhje. Këtu janë të paktën shtatë nene që kërkojnë ndërhyrje, pasi përmendet fjala “koalicion” i cili ose do të ndalohet sipas propozimeve të opozitës parlamentare, ose bie vetiu me listat e hapura.

Pra, s’mund të dilet me kandidatë të përbashkët, ose njërës parti i duhet që kandidatët e partisë aleate t’i fusë në listat e veta, siç ndodhi në 2017 me disa nga kandidatët e partive aleate të PD-së. Pra, s’kemi të bëjmë thjesht me arnime kodi, por me ndërhyrje thelbësore tek ai. Natyrisht Rama i ka 84 vota për të ndryshuar Kodin Zgjedhor, por këtu do i duhet të përballet me deklaratat dhe qëndrimet jo vetëm të opozitës jashtë parlamentit, por edhe me ndërkombëtarët.

Ishte komisioneri për zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi, deklaratat e Bundestagut gjerman, Kushtet e Parlamentit Europian, Ambasada Amerikane etj., të cilët e kanë thënë qartë që marrëveshja për kodin duhet të kalojë pa ndryshime. A do ketë fuqinë Rama për t’i shkuar deri në fund kësaj aventure. Kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.

Qëllimi
Me ndryshimet në sistemin zgjedhor, dhe ndalimin e koalicioneve, Rama më së pari ka si qëllim të dekurajojë votuesin e kundërshtarit. Në pamundësi për të bërë koalicion, dhe me lista të hapura, PD do ishte e detyruar që jo pak emra të partive aleate t’i fuste në fletën e saj të votimit, duke cenuar kështu renditjen e emrave të saj dhe të linte jashtë njerëz të saj që mund të kishin mbështetjen e bazës.

Kjo mund të sillte uljen e numrit të votuesve sipas qarqeve. Dhe jo vetëm kaq, por me heqjen e koalicioneve, Rama synon t’u heqë sa vota të mundet kryesisht partive aleate të opozitës. Për shembull në rast se fjala vjen në qarkun e Elbasanit, PDIU mori 29 mijë vota, prodhoi vetëm 2 mandate, ndërsa rreth 5-6 mijë vota i shkuan dëm. Kjo mund të ndodhë në të gjitha qarqet, ku LSI-PDIU apo të tjerë kanë vota të konsiderueshme që në një rast tjetër do prodhonin mandate për opozitën, ndërsa jashtë koalicionit këto vota shkojnë dëm. Pra, synimi përfundimtar është çuarja dëm e votave të opozitës./Mapo

Nenet që duhen ndryshuar

Neni 63
Neni 64
Neni 65
Neni 66
Neni 67
Neni 68
Neni 84
Neni 88
Neni 118
Neni 146

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...